Konflikt mes familjarëve në Durrës/ Dhunë dhe zjarr, arrestohen 2 kushërinjtë

14/05/2020 09:53

Janë arrestuar në Durrës 2 shtetas si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Këta persona, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.

Të arrestuarit janë Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë (kushërinj); e ndërsa personat në procedim  N. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë (vëllezër).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Top Channel