A do të rriten çmimet në plazh? Ja si përgjigjet administratori i Hotel “Flower”

13/05/2020 22:10

Oltion Caci, administrator Hotel Flower i ftuar në Open në Top Channel tha se këtë vit hoteleria ka një humbje të madhe në krahasim me vitet e tjera.

A do të rriten çmimet?- e pyeti Eni Vasili.

“Mund të ketë vende qe kanë rritje çmimi, mund të ketë zona që kanë ulje çmimi. Kjo varet edhe se sa i frekuentueshëm është zona.

E sigurtë është se hoteleria është në krizë. Duhet një mbështetje më e madhe nga qeveria”- tha Caci.

Top Channel