E hënë, 01 Qershor 2020
19:09
“Bllokim i çuditshëm i makinave të Shqipërisë”/ Kosovë, hiqet taksa e dezinfektimit në kufi

Pas reagimeve që ngjalli lajmi i taksës së dezinfektimit në kufi për mjetet e tonazhit të rëndë, pala kosovare është tërhequr duke pezulluar tarifën prej 22 eurosh, që u cilësua si e tepruar nga persona të përballur me të.

18:58
Vdekja e George Floyd; Yjet e sportit mesazhe mbështetjeje kundër racizmit

Futbollistët e kampionëve në pritje të Anglisë, Liverpool bënë sot përshëndetjen në një gju në qendër të stadiumit të tyre Anfield, ashtu si shumë ikona të tjera të sportit botëror që kanë shprehur mbështetjen ndaj protestave pas vdekjes në dorë të policisë të afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.

18:54
“Absurditet!”/ Thaçi: Kurti i heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kritikuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për vendimin e tij që qytetarët e Shqipërisë të cilët hyjnë në Kosovë të dërgohen në karantinë 7 ditore. Ai tha se Kurti i ka hapur derën Serbisë në njërën anë dhe ia ka mbyllur Shqipërisë në anën tjetër. Vendimet e Kurtit, Thaci i quajti absurditet, ndërsa atë vetë “uzurpator” që “po keqpërdor”, sipas tij “edhe Policinë e Kosovës”.

18:37
Ralf Gjoni në Top Talk: S’ka idiot në Shqipëri që të besojë 3 infantilë për reformën zgjedhore

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar deputeti Ralf Gjoni. Gjatë fjalës së tij deputeti foli për reformën zgjedhore dhe tregoi aktorët që sipas tij, po e mbajnë peng këtë reformë.

18:29
Princi pozitiv me koronavirus, pas shkeljes së karantinës për të marrë pjesë në festën në Spanjë

Një princ i Belgjikës ka rezultuar pozitiv me koronavirus pasi mori pjesë në një festë në Spanjë në shkelje të kufizimeve të pandemisë.

18:26
“Zgjedhorja”, Opozita e Bashkuar bën kërkesë: Këshilli Politik të mblidhet nesër

Palët opozitare që janë pjesë e Këshillit Politik kanë kërkuar që tryeza për Reformën Zgjedhore të mblidhet sërish nesër në orën 17:00.

18:24
Durrës, sekuestrohen mallra ushqimore të padeklaruara

Dogana shqiptare ka njoftuar se ka sekuestruar mallra ushqimor të padeklaruar, detyrimi i munguar doganor sipas tyre është 700 mijë lek.

18:14
Protesta, gaz lotsjellës! Çfarë po ndodh në Brazil

Në Brazil po zhvillohen protesta antiqeveritare ndaj presidentit të vendit që akuzohet si autoritar dhe abuzues i pushtetit.

18:11
Makina e policisë vërshon mes protestuesve gjatë protestave të George Floyd në SHBA

Disa episode të shpërndara në rrjetet sociale kanë dëshmuar për dhunë të ekzagjeruar të policisë gjatë protestave për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

17:53
“Fenomen kanceroz”/ Meta shpërndan raportin e Qendrës Evropiane të Drogave: Lufta ndaj kanabisit, kusht për integrimin

Përmes një postimi në Facebook, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë raportin e Qendrës Evropiane të Drogave, ku thuhet ndër të tjera se “në Shqipëri, e cila është një prodhuese e kanabisit bimor për tregun Evropian (EMCDDA dhe Europol 2019), kultivimi i bimës së kanabisit pritet të rritet ndërsa burimet e zbatimit të ligjit janë devijuar për të zbatuar pajtueshmërinë me kufizimet e masave të COVID-19 (Gjorgjeviç, 2020).”

17:47
Çisterna ruse kalon për herë të parë korridorin Arktik pa ndihmën e akullthyeseve

Akulli detar në brigjet ruse të Arktikut është duke u zhdukur me shpejtësi teksa temperaturat në rajon kanë arritur vlera rekord.

17:41
“Nuk marr dot frymë”/ Vdekja e Floyd-it “ngre në këmbë” Amerikën, reagojnë Lewis Hamilton dhe Michael Jordan

Ndarja nga jeta javën e shkuar të George Floyd-it, përpos shpërthimit të protestave dhe manifestimeve të shumta në Amerikë ka sjellë edhe reagimin e figurave publike.

17:37
Mësuan se ishte lidhur me një 45-vjeçar, vëllezërit ekzekutojnë motrën e tyre minorene

Një vajzë 16-vjeçare në Indonezi dyshohet se është varë nga dy vëllezërit e saj, të cilët e kanë goditur me thikë kur mësuan se e motra ishte në një lidhje me një burrë shumë vite më të madh se ajo.

17:29
Koronavirusi nëpër botë/ Si është situata në Meksikë, Indi dhe Rusi

Në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 151 vdekje lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19).

17:26
Profesori i Harvard: Po dëshmojmë Amerikën si një eksperiment social të dështuar

Profesori i filozofisë së Universitetit të Harvard në SHBA, Dr. Cornel West foli dje në një intervistë me rrjetin CNN mes protestave kombëtare e ndërkombëtare për vrasjen nga policia të George Floyd në Minneapolis, duke ngritur akuza të forta për supremaci të bardhë, neofazhizëm të presidentit Donald Trump dhe rivalëve demokratë, dhe një sistem amerikan drejtësie që brutalizon të varfërit dhe njerëzit me ngjyrë.

17:11
Publikimi i videos me armë të nënës së 15-vjeçarit/ Arbër Hitaj: Ja përse nuk kanë reaguar deputetët

I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte gazetari Arbër Hitaj.

16:59
Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionat

Kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në Twitter bëri më dije se mauneve shqiptare në pikën kufitare me Kosovën u ishte vendosur tarifë për të dezinfektuar kamionët.

16:58
“Mos fyej refugjatët se të kanë mbajtur me bukë”/ Debat i ashpër mes gazetarit dhe analistit

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar analisti Frrok Çupi dhe gazetari Ilir Demaliaj.

16:57
Motoçiklisti merr flakë aksidentalisht pasi policia e spërkat të tërin me dezinfektues në Indi

Një motoçilist ka marrë flakë aksidentalisht pasi policia e spërkati të tërin me dezinfektues teksa kalonte në një postbllok anti-Covid në Indi.

16:44
I vendosi rrugës emrin “Donald Trump/ Mziu zbulon arsyen se përse e bëri

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ishte ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Para disa vitesh Mziu, emërtoi një rrugë në Kamëz “Donald Trump”, madje e titulloi presidentin aktual të SHBA-së, Qytetar Nderi i qytetit.

16:40
Tiranë/ Makina merr flakë teksa ishte në ecje

Policia e Tiranës ka bërë me dije se një makinë në Sauk ka marrë flakë teksa ka qenë duke ecur.

16:33
Ardi Veliu publikoi videon me armë të nënës së 15-vjeçarit/ Orjola Pampuri: Familja pësoi një dhunë të dytë

Pak ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, publikoi një video tek shihej, Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia pranë Parkut të Liqenit në Tiranë, me një pistoletë në dorë.

16:31
Nga Agim Qirjaqi, Lazer Filipi te Albert Verria, kryebashkiaku Veliaj u vë rrugëve në Tiranë emrat e aktorëve të njohur

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vlerësuar disa prej figurave që kanë lënë gjurmë në jetën artistike të kombit tonë, duke u vendosur rrugëve të qytetit emrat e aktorëve të mëdhenj. Në listën e miratuar nga Këshilli Bashkiak, disa prej rrugëve në kryeqytet do të mbajnë emrat e ikonave të Teatrit dhe të Kinematografisë shqiptare si Lazër Filipi, Agim Qirjaqi, Albert Verria, etj, një vlerësim ky jo vetëm për punën e tyre, por edhe për tërë komunitetin e artistëve.

16:28
Bota kërkon drejtësi për George Floyd; Protesta solidarizimi nga Berlini në Zelandën e Re

Protesta solidarizimi për vrasjen e George Floyd nga policia e SHBA kanë përfshirë sot dhjetra vende nga Polonia e Gjermania deri në Zelandën e Re, në mbështetje të demonstruesve në SHBA që janë përfshirë në reagime të dhunshme masive ndaj policisë.

16:28
U zhduk apo jo koronavirusi? “Plasin” polemikat në Itali

Pretendimi i një mjeku të njohur në Itali se koronavirusi i ri nuk ekziston më, ka ndezur polemika të hënën, me qeverinë që po kërkon kujdes.

16:28
”Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap”/ Rama: Jemi të parët, unë nuk gënjej

Kryeministri Edi Rama nëpermjet një statusi në Twitter ka shkruar se në jemi vendi i parë që kemi hapur kufijt dhe se ai nuk gënjen.

16:12
Kuzhiniere në izolim! 8-vjeçarja që po mahnit Mianmarin

Nga supa e peshkut e deri tek bretkosat e skuqura, një tetë vjeçare në pizhame dhe me kapelë kuzhiniereje në kokë, po mahnit njerëzit në Mianmar me aftësitë e saj, ndërkohë që vendi vazhdon të jetë në izolim për shkak të koronavirusit.

16:01
Emri/ ‘FAST ALBANIA’ vë në pranga 30-vjeçarin e shpallur në kërkim për trafik droge

Julian Çela, 30 vjeç, banues në Tepelenë, i shpallur në kërkim për trafik droge, ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë, pas një aksioni të organizuar nga Njësia Speciale FAST ALBANIA.

15:51
Rifillimi i kampionatit/ Të mërkurën 5 ndeshjet e javës së 27-të

Pas gati 3 muajsh do të kthehet superliga dhe futbolli shqiptar me 10 javet e mbetura te kampionatit dhe 5 javet e Kupës së Shqiperisë gjithcka do të zhvillohet nën regjimin e një protokolli shëndetësor shumë strikt, një protokoll i cili u është shpërndarë të gjitha skuadrave, të cilat kanë një stadium të tyre dhe që do të organizojnë ndeshjet, duke filluar nga stadiumi ‘Selman Stermasi’ ku do të luhet edhe një nga ndeshjet kryesore Partizani-Skenderbeu do të tregojmë dicka me tepër rreth këtij protokolli.

15:48
NIVEA ofron donacione për Shoqatën e Infermierëve të Shqipërisë

Beiersdorf kompania që qëndron pas markës NIVEA, dhuroi 5.000 euro si pjesë e programit të saj ndërkombëtar për ndihmë duke kontribuar në luftën kolektive të shoqërisë kundër përhapjes dhe ndikimit të Covid-19 për të mbështetur “Shoqatën e Infermierëve të Shqipërisë“.

15:47
Mbetjet bllokojnë kanalet/ Fshati në Lushnje mbetet pa vaditje

Hedhja e mbetjeve plastike vend e pa vend vazhdon te mbetet një problem shqetësuese ne gjithë vendin.

15:37
Aksident në aksin Burrel-Klos, plagosen 4 persona

BURREL- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos.

15:28
‘Zgjedhorja’/ Ambasadorët e SHBA, BE dhe të Britanisë së Madhe ‘zbarkojnë’ në selinë e PD-së për të takuar Bashën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë, Duncan Norman kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, për të nisur një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.

15:27
Dhunë në familje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt/ Arrestohen 5 persona në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 6 persona në Tiranë, 1 prej tyre akuzohej për dhunë në familje dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

15:21
Studentët ngurojnë të kthehen/ Korçë, kanë patur probleme me transportin

1300 studentë në prag diplomimi të programeve bachelor dhe master ne universitetin “Fan Noli” ne Korçë do të duhet të riktheheshin në auditorë për të vazhduar konsultimet por për shumë prej tyre rikthimi ishte i pamundur.

15:17
Parku i ri në Tiranë/ Përurohet në ditën e festës së fëmijëve

Jo vetëm çerdhet dhe kopshtet u rihapën ketë të hënë por edhe parqet e këndet e lojërave.

15:13
Rama me Ahmetajn në Shijak: Këtë javë çelen fondet e dëmshpërblimit, 70 milionë dollarë mbështetje direkte

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ministren e Mbrojtjes  Xhaçka dhe kryetarin  Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana,  kanë vizituar qytetin e Shijakun ku ushtria është angazhuar për të pastruar inertet.

15:12
Nisën kopshtet dhe çerdhet/ Dita e parë, pas izolimit të gjatë nga pandemia

Çerdhet dhe kopshtet u rihapën në ditën e fëmijëve. Pas 80 ditëve të izoluar, pati fëmijë që mezi u ambjentuan.

15:08
E mitura abuzohej prej dy vitesh/ Babrru, të gjithë e dinin, askush nuk denonconte!

Përballë shkollës, këndit të lodrave dhe jo vetëm, por edhe në hyrje të shkollës gjendet i afishuar emri i saj si një dëshmi se diçka po ndodhte në lagjen ku ajo jetonte dhe në shkollën ku prindërit e kishin dërguar për të mësuar.

15:05
‘Zgjedhorja’/ Vasili: Propozimet e opozitës së bashkuar janë bërë 83 ditë më parë…

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me mos arritjen e një marrëveshje të Këshillit Politik për të mbyllur brenda 31 majit Reformën Zgjedhore.

14:54
Pandemia e koronavirusit rrezikon ekspeditën në Arktik

Ekipet shumëkombëshe në misionin më të madh kërkimor në Arktik, kanë qenë të përgatitur për probleme që variojnë nga sulmet e arinjve polarë e deri tek stuhitë e borës. Por, ata nuk e kishin imagjinuar kurrë, që një pandemi që do të përhapej në të gjithë globin, do të kërcënonte misionin e tyre.

14:52
Përplasen dy makina në Tiranë/ Tre të lënduar, mes tyre dy fëmijë

Sot reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.

14:50
Frrok Çupi: Donald Trump dhe Edi Rama janë “hamej”, ja përse…

I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte analisti Frrok Çupi. Analisti promovoi librin e tij më të fundit “Vjen Trump”.

14:50
Irani, i gatshëm të dërgojë më shumë naftë në Venezuelë

Ministria e Jashtme e Iranit tha se Teherani do të vazhdojë të eksportojë naftë në Venezuelë, nëse kjo e fundit kërkon më shumë furnizime.

14:45
Komiteti Shqiptar i Helsinkit për Reformën Zgjedhore: Ndryshimet, jo monopol i partive politike

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar mbi Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore për të cilin thotë se nuk ka ndjekur një praktikë të drejtë, pavarësisht qëllimit për ta përmbyllur sa më shpejt.

14:41
Shkodër/ Banorët gjejnë fishekë dhe granata në zonën e “Gurit të Zi”

Gjenden disa fishekë dhe granata në një truall në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër.

14:37
“1 Qershori”/ Fëmijët mbushin me jetë parqet në Tiranë (foto)

1 Qershori është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Të vegjlit kërkojnë që këtë ditë të jenë të lumtur dhe ta festojnë së bashku me prindër.

14:32
Johnsonit i kërkohet të formojë grup punues për Hong Kongun

Shtatë ish-ministra të Jashtëm britanikë kërkuan nga kryeministri Boris Johnson të formojë një grup global të monitorimit për Hong Kongun, në përgjigje të kontrollit në rritje të Kinës.

14:17
Mbretëresha Elisabetë rishfaqet mbi kalë pas izolimit

Mbretëresha Elisabetë, është fotografuar teksa kalëronte në oborrin e kështjellës Uindsor, dhe kjo është hera e parë që ajo shihet jashtë që kur izolimi nga koronavirusi nisi.

14:08
Hapja e kufijve, policia: Ja si është situata në dogana…

Pas hapjes së kufijve, Policia Kufitare ka marrë masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor, për vijimin  normalisht dhe pa probleme të aktivitetit kufitar.

14:07
Manastirliu te “Zyber Hallullit”: Mbështetje për çdo fëmijë në nevojë

Do të vijojë kujdestaria e zgjatur edhe në muajin Qershor për të mbrojtur fëmijët e institucioneve nga Covid19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Vijojmë programet sociale për mbështetjen e fëmijëve, 50 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.

14:02
Njihuni me princeshën arabe që ka thyer të gjtha rregullat e sheikëve (FOTO)

Deena Abdulaziz Al-Saud është princesha e Arabisë Saudite.

13:50
Takimi me aleatët/ Shpëtim Idrizi i pari që mbërrin në selinë blu

Në orën 14:00 pritet që të nisë takimi i kreut të PD Lulzim Basha me aleatët në selinë blu.

13:47
Këto foto do ju lënë pa fjalë!

Të gjithë ne jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri. Por ka disa njerëz, veçantia e të cilëve është shumë e spikatur.

13:46
(Emrat) Krijohen dy seksione/ SPAK ndan prokurorët, ja kush heton krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Eshtë zhvilluar sot mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku u diskutuan probleme që lidhen me nevojën për rritjet të efektivitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në këtë prokurori, si dhe probleme organizative.

13:39
Pas 9 javësh, Moska lehtëson masat e izolimit

Autoritetet në Moskë i lehtësuan masat e izolimit kundër koronavirusit, edhe pse numri i rasteve vazhdon të rritet.

13:33
Punime të OST tek 110kV/ Durrësi dhe rrethinat, 4 orë pa drita në datat 2-3 qershor

Për shkak të punimeve nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST sh.a), në datat 2 dhe 3 qershor, do të mungojë energjia elektrike në disa zona të Durrësit.

13:28
Me bikini dhe duke lëpirë një…, këngëtarja shqiptare super provokuese me pozat e fundit (FOTO)

Ajo e ka kaluar karantinën në një super vilë të marrë me qira në periferi të Londrës, dhe duket se e ka shijuar në maksimum.

13:23
Pamjet e tmerrshme/ I hedhin spraj djegës fëmijës, protestuesit i pastrojnë fytyrën me qumësht

“Ky është momenti i tmerrshëm kur një vajzë e re ulërin kur qumështi derdhet mbi fytyrën e saj pasi ajo u spërkat me një spraj djegës nga policët në një protestë të George Floyd në Seattle, Washington”,shkruan Daily Mail.

13:16
Kosova hap kufijtë tokësor, kolona të gjata në Vërmicë

Kosova nga sot ka rihapurë kufijtë tokësor. Vendimi për rihapjen e kufijve tokësor është marrë mbrëmë nga qeveria në detyrë e Kosovës. Pikat kufitare që hapen sot janë pikat kufitare në Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë.

13:10
Rëndohet bilanci i vdekjeve nga Covid-19 në Maqedoni/ 7 viktima për 24-orë, mbi 80 të infektuar

MAQEDONI E VERIUT- Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 viktima nga koronavirusi.

13:08
(FOTO) Nëna e Neymarit i jep një mundësi tjetër të dashurit 22-vjeçar, pasi e tradhtoi me …

Kapitulli i ri në romancën e nënës së Neymar Jr, Nadine Gonçalves, me të riun Tiago Ramos.

13:01
Vitrina e Librit/ Librat që më rritën

Figura që frymëzojnë dhe rrisin dëshirën për dije e kulturë janë personazhe të njohur shqiptarë të cilët rrëfejnë përmes bisedës se sa e rëndësishme është të lexosh.

12:57
Vitrina e Librit/ Uria- Jamal Ouriachi

Aurelia është nëna e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e njohur, me lidhje të forta në botën e politikës i cili ka marrë pjesë në vitet ‘80 në një projekt ndihme në Etiopi, ku kishte pllakosur uria.

12:56
Familjarët e specialistes konfirmohen me koronavirus, ‘alarmohet’ Kadastra në Durrës

DURRËS-  Familjarët e një punonjëse të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

12:50
Triumfi i ëndërrimtarit! Jeta dhe sfida e Elon Musk

Përjashtuar një moment të vetëm, kur astronauti amerikan Doug Hurley u duk se përplasi kokën tek kapanxha e hyrjes ndërsa hynte në stacionin ndërkombëtar hapësinor, gjithçka tjetër shkoi mrekullisht.

12:45
Udhëtimet në Evropë/ Hapja e kufijve me kufizime

Nga 15 qershori, qeveria gjermane do të shfuqizojë paralajmërimin për të udhëtuar në 31. Përveç 26 vendeve anëtare të BE-së, kjo përfshin Britaninë e Madhe si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.

12:39
A do ketë më puthje… Koronavirusi ndryshon kinemanë

Koronavirusi ka paralizuar edhe industrinë e filmit. Si do dukej filmi „I ikur me erën”, nëse Clark Gable dhe Vivien Leigh në rolet e Rhett Butler dhe Scarlett O’Hara nuk do afroheshin dot.

12:32
Udhëtimi në Francë dhe “Zgjedhorja”/ Reagon Rama: Jam në Shqipëri qysh pardje! Për reformën do presim edhe sot pa folur

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në twitter për akuzat e opozitës për udhëtimin e tij në Francë dhe për reformën zgjedhore.

12:28
SHBA, vazhdojnë për të gjashtën ditë protestat për George Floyd

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan të dielën protestat për vrasjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës.

12:27
Pas rastit të abuzimit seksual me 15-vjeçaren, denoncohet një 67 vjeçar në Vlorë

Pas historisë shokuese të së miturës në Kamëz që përdhunohej nga një 65-vjeçar, është denoncuar në Policinë e Vlorës për një person për ngacmim seksual ndaj një të miture.

12:15
Jorida Tabaku: Mungesa e ndihmës nga qeveria po përhap varfërinë tek gjysma e shqiptarëve, shpëtimi i vetëm, largimi i qeverisë së Edi Ramës

Ish-deputetja Jorida Tabaku, ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama me anë të një deklarate për shtyp, ku ka theksuar se alarmi i Bankës Botërore, mungesa e ndihmës nga qeveria po përhap varfërinë tek gjysma e shqiptarëve, duke e kthyer vendin 15 vjet pas.

12:10
Sërish në kopsht/ Elbasan, përqafimet e munguara të edukatoreve

Si një dhuratë e bukur fëmijët do ta festojnë 1 Qershorin me njëri tjetrin. Ata i janë rikthyer kopshteve edhe pse me rregulla të reja, por me gëzimin e përhershëm.

12:01
Nis operacioni “fshesa”, Barça gati të largojë të padëshiruarit për të sponsorizuar blerjet e reja

Barcelona duket e vendosur për të marrë në “Camp Nou” sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, për t’i plotësuar dëshirën edhe yllit të skuadrës Lionel Messi, por për ta bërë këtë, do të duhet që të paguajë 111 milionë euro në arkat e Interit, në periudhën mes 1 dhe 15 korrikut.

11:48
Hamilton reagon ndaj atyre që heshtin për vrasjen e George Floyd

Piloti i ekipit Mercedes në Formula 1, Lewis Hamilton, reagoi ndaj atyre që heshtin për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, teksa arrestohej nga policia.

11:34
Emrat/ OFL ‘godet’ në Berat, kush janë katër personat që duhet të justifikojnë burimin e pasurisë

Myrteza Toto, Edison Bega, Donald Lavdari dhe Aleks Prifti, janë katër personat që do u duhet të justifikojnë burimet e pasurisë së tyre pasi Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarim.

11:33
Skandalet e VIP-ave, veshjet që i kanë zbuluar gjithçka (FOTO)

Incidentet e yjeve janë të shumta dhe sigurisht vëmendja e mediave të huaja, është e madhe në raste të tilla.

11:31
Ambasadori britanik: Zgjedhorja kërkesë e ODIHR-it, sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin

TIRANË-“ Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara.” ky është qëndrimi i mbajtur nga ambasadori i Britanisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman për sa i përket dështimit të mbylljes se Zgjedhores.

11:27
Viktima e 34 nga Covid-19? Ministria sqaron: Ndërroi jetë nga tumori i pankreasit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë.

11:24
Kosova rihap kufijtë tokësorë

Nga dita e hënë, në Kosovë u rihapën kufijtë tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

11:23
Basha me bizneset në Kombinat: Edi Rama përgjegjës për shtimin e varfërisë, plani  i PD-së i jep fund Shqipërisë që punon për 5 oligarkë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e stome ka qenë i pranishëm pranë disa bizneseve në Kombinat ku sipas tij situata ekonomike për këto biznese është e rënduar.

11:14
“Zgjedhorja”/ Soreca: Të mbyllet tani marrëveshja, nëse doni negociata sa më shpejt me BE-në

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar, pas ambasadores amerikane Yuri Kim, për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që dje aktorët politik dështuan të mbajnë fjalën e dhënë për miratimin e reformës brenda datës 31 maj në tryezën e këshillit politik.

11:11
Mbi 1 milion raste me COVID-19 në Amerikën Latine

Në Amerikën Latine me popullsi mbi 600 milionë banorë ka tejkaluar shifrën 1 milion numri i rasteve me koronavirus, ndërsa janë regjistruar më shumë se 50 mijë vdekje si pasojë e virusit.

11:08
Dështimi për të mbyllur në afatin e caktuar “Zgjedhoren”/ Ambasadorët ‘mësyjnë’ sot në selinë blu

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet që në mesditë të takohet ekspertët e Reformës Zgjedhore, në ambientet e Selisë së PD-së.

11:03
Covid-19/ Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve, 6 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me covid-19.

10:54
LDK në pritje të aktgjykimit, pezullohet mbledhja e kryesisë

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të jetë në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit.

10:46
Me bikini seksi, Zaimina Vasjari “çmend” fqinjët nga oborri i shtëpisë (FOTO)

Edhe pse ka pak kohë që nuk publikon ndonjë këngë të re, Zaimina Vasjari, ka gjetur mënyrën se si të qëndrojë në qendër të vëmendjes së fansave të saj.

10:45
Foto/ E pabesueshme! Si mund të ndryshojë njeriu me 32 kilogramë më pak

Një 49-vjeçare e cila në të kaluarën peshonte plot 109 kilogramë, rrëfen sesi ka humbur 32 kilogramë dhe tani ka arritur një masë trupore të kënaqshme.

10:40
Ambasadori austriak nis detyrën në Tiranë, Meta: Të mbyllet sa më parë Reforma Zgjedhore

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z Christian Steiner, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

10:39
FOTO/ S’duan t’ia dinë për koronavirus! Britanikët të ‘dashuruar’ pas plazheve

Britania e Madhe ende vijon të jetë një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në botë.

10:35
Kryeministri armen dhe familja e tij infektohen me koronavirus

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij të ngushtë kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

10:34
1 Qershori/ Rudina Hajdari publikon foton e ëmbël me vajzën: Ju jeni arsyeja që luftojmë

 Deputetja Rudina Hajdari ka uruar të gjithë fëmijët për  festën e 1 Qershorit, me anë të një fotoje të ëmbël me vajzën e saj, Siahana.

10:27
Reforma zgjatet përtej 31 majit/ Ambasadorja amerikane: Mbani fjalën, jo më kushte të reja!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për mosdakordësinë e palëve dje në Këshillin Politik.

10:21
Protestuesit i vunë flakën pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump përfundon në bunker (FOTO)

Agjentët e Shërbimit Sekret e kanë dërguar presidentin amerikan Donald Trump në bunker gjatë të premtes mbrëma, në momentin kur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë u mblodhën protestues që hidhnin gurë dhe tentonin të largonin barrikadat, shkruan CNN.

10:21
Sot pa kufizime/ Krijohen radhë të gjata në akset kryesore të Tiranës (Fotot)

TIRANË- Duke filluar nga dita e sotme në të gjithë vendin tonë janë lehtësuar kufizimet e masave që u ndërmorën për frenimin e përhapjes së Covid-19.

10:12
Reporteri që mbron kafshët ‘ekzekuton’ një elefant, dalin pamjet që po bëjnë xhiron e botës

Ivan Carter është reporter që ka realizuar dokumentarë të shumtë të botës së egër dhe gjithmonë promovohej si mbrojtës i kafshëve.

10:07
​BB: Rënia ekonomike mund të vazhdojë për disa kohë në rajon

Banka Botërore ka paraparë që pasojat ekonomike të pandemisë shëndetësore do të zgjatin për një kohë të konsiderueshme në të gjitha vendet e rajonit tonë, dhe në këtë mënyrë, pushimet nga puna do të jenë të pashmangshme, sidomos në sektorët e rëndësishëm që janë prekur nga kjo goditje, si turizmi, tregtia ose transporti.

10:00
Aktorët e famshëm që janë bërë më tërheqës me kalimin e viteve (FOTO)

Aktorët e famshëm që janë bërë më tërheqës me kalimin e viteve (FOTO)

09:57
“Nuk ka vdekur nga mbytja”/ Autopsia e Floyd sipas familjarëve është një “iluzion i madh”

Familja e George Floyd, ka punësuar një ekspert për të kryer një autopsi të veçantë në trupin e pajetë të familjarit të tyre, pasi rezultatet e autopsisë të bërë nga shteti treguan se 46-vjeçari nuk kishte humbur jetën nga mbytja apo asfiksimi, shkruan Daily Mail.

09:51
Administrata zgjedhore/ Zbardhen prapaskenat e dështimit të konsensusit para përfaqësuesit amerikan

Aktorët politik dështuan të mbajnë fjalën e dhënë për miratimin e reformës brenda datës 31 maj në tryezën e këshillit politik.