Princi pozitiv me koronavirus, pas shkeljes së karantinës për të marrë pjesë në festën në Spanjë

01/06/2020 18:29

Një princ i Belgjikës ka rezultuar pozitiv me koronavirus pasi mori pjesë në një festë në Spanjë në shkelje të kufizimeve të pandemisë.

Princi Joachim, 28 vjeç, nip i mbretit Philippe të Belgjikës, mori pjesë në festën ekskluzive në Cordoba më 26 maj, pasi kishte ardhur në Spanjë dy ditë më parë në kuadër të një programi universitar.

Ai është i 10-ti në radhë për fronin e Belgjikës. Në festë merrnin pjesë 26 njerëz të tjerë sipas të përditshmes vendase El Paid reports.

Në Cordoba, kufizimet aktuale të koronavirusit lejojnë grumbullimet me vetëm 15 njerëz njëherësh. Tashmë policia spanjolle ka nisur hetimet mbi festën teksa kërkon të gjobisë të gjithë ata që kanë shkelur rregullat me 10,000 euro.

Të gjithë pjesmarrësit në festë janë karantinuar, tha zëdhënesja e qeverisë rajonale të Cordoba, Rafaela Valenzuela. Ajo quajti më tej grumbullimin si ‘tërësisht të papërgjegjshëm’, se shtoi se mund të shkkatojë një ripërhapje të koronavirusit në rajon.

Më shumë se 27,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Spanjë, por tashmë numrat ditorë të vdekjeve kanë rënë nën 10.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel