Frrok Çupi: Donald Trump dhe Edi Rama janë “hamej”, ja përse…

01/06/2020 14:50

I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte analisti Frrok Çupi. Analisti promovoi librin e tij më të fundit “Vjen Trump”.

Ndërkaq Çupi shpjegoi të mirat që i kanë ardhur botës nga doktrina e Trump dhe politikat e ndjekura prej tij. Po ashtu ai e krahasoi presidentin e SHBA-ve me kryeministrin Rama, duke thënë se të dy janë “hamej” dhe kujdesen për popullin.

“Tani shikoj një Ramë që është pranë Donald Trump. Disa fjalë që thatë ju që janë futur në politikat korrekte dhe Trump është kundër kësaj. Donald Trump është hamall i Amerikës dhe i botës. Ai flet si njerëzit e tjerë, është si njerëzit e tjerë. Lexoj shënimet çfarë thonë për të, ai është njëri prej nesh. Trump zbret nga helikopteri dhe është një njeri i lodhur, i rraskapitur, ai punon shumë afër me njeriun. Wshtë shumë e vështirë për Donald Trump. E gjithë pandemia unë e studioj si një luftë shumë të madhe do të fitojë Trump apo s’do të fitojë prapë.

Rama ka qenë një njeri që nuk e pranoi publikisht, tha dhe gjëra që sot do të dukeshin budallallëk. (Kur e shikon ngjashmërinë mes Trump dhe Ramës) Por e shikoj të një njeri që dinë ta thotë frazën, një njeri që nuk mashtron. Një njeri që lodhet dhe tërmeti, pandemia e manifestuan atë si një hamall, si një person për njerëzit në nevojë. Kjo është njëra nga ngjashmëritë. Ne vuajmë nga politikat rapsodike, kjo politikë thotë fjalë të mira fjalë të bukura. Ka ikur koha e burrave të mirë në politikë, ka politikanë të mirë që ose ta zgjidhin çështjen dhe nuk ta zgjidh çështjen”, tha Çupi.

Top Channel