Çerdhet dhe kopshtet u rihapën në ditën e fëmijëve. Pas 80 ditëve të izoluar, pati fëmijë që mezi u ambjentuan.

Por pjesa më e madhe mezi e kishin pritur rikthimin. E emocionet nuk munguan as te prindërit.

“Jam shumë e emocionuese. Këto lulet janë për edukatoren”.

Të shoqëruar vetëm nga njëri prind, e jo nga gjyshërit si grupmosha më e rrezikuar masa e parë ishte plotësimi i formularit ku prindi vetëdeklaronte se nuk kishte pasur kontakte me persona të prekur apo se ishte njohur me udhëzuesin masat anticovid dhe i pranonte ato. Në hyrje, para se fëmijët të futeshin brenda ju matej temperatura dhe higjienizonin duart.

I gjithë stafi ishte i pajisur me maska dhe doreza. /Kristi Gongo/

Top Channel