Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për mosdakordësinë e palëve dje në Këshillin Politik.

Aktorët politik dje dështuan të mbajnë fjalën e dhënë për miratimin e reformës brenda datës 31 maj në tryezën e këshillit politik.

Ambasadorja Kim thotë se palët tashmë e kishin një afat, i cili u tejkalua, prandaj ajo bën thirrje që palët “të ndalojnë të insistojnë në pozicione jo të zbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja”.

Statusi

Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendosete një qëllim, ju vendoset një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën tuaj te qytetarët e Shqipërisë.

Lexo edhe:  https://top-channel.tv/2020/06/01/administrata-zgjedhore-zbardhen-prapaskenat-e-deshtimit-te-konsensusit-para-perfaqesuesit-amerikan/

Top Channel