Reporteri që mbron kafshët ‘ekzekuton’ një elefant, dalin pamjet që po bëjnë xhiron e botës

01/06/2020 10:12

Ivan Carter është reporter që ka realizuar dokumentarë të shumtë të botës së egër dhe gjithmonë promovohej si mbrojtës i kafshëve.

Si aktivist i projekteve të ndryshme për mbrojtjen e kafshëve, Carter ishte përfshirë në një program për rikthimin e tigrve, që ishin larguar nga një zonë e Mozambikut. Por në një video që është shpërndarë së fundmi, aktivisti shihet teksa qëllon mbi një elefant dhe thur lëvdata për armën e tij të gjuetisë.

Ai e vlerëson shumë armën e prodhuesit gjerman Heym, dhe thotë se forca e kësaj arme i mundëson gjuetarëve të sigurojnë vrasje të shpejta. Në një video, Carter shihet në Savanë në ndjekje të një luani.

“Plumbi i parë që shkrepa i shkoi poshtë mjekrës dhe e rrëzoi menjëherë në tokë”, thotë Carter për sulmin ndaj luanit. Me shfaqjen e këtyre pamjeve tregohet ana e errët e Carter dhe mbi të rëndojnë dyshime të forta në lidhje me fondet e mbledhura për mbrojtjen e kafshëve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel