Një 49-vjeçare e cila në të kaluarën peshonte plot 109 kilogramë, rrëfen sesi ka humbur 32 kilogramë dhe tani ka arritur një masë trupore të kënaqshme.

Kate Harding, nga Bourne e SHBA-ve, tregon se filloi të shtojë në peshë pasi i shoqi Karl pësoi një aksident me motoçikletë dhe mbeti i paralizuar. Kate që nga ajo kohë kujdesej gjatë gjithë kohës për të, por edhe për djalin e tyre Harry i cili gjithashtu është i sëmurë. Kujdesi ndaj dy burrave të shtëpisë, bëri që 49-vjeçarja të akumulonte kilogramë të tepërta dhe të konsumonte shumë ëmbëlsira dhe ushqime të pasura me yndyra. Ishte viti 2018, ku ajo peshonte 109 kilogramë.

“Ushqimi ishte ngushëllimi im. Sa herë që ndihesha e trishtuar konsumoja ndonjë ëmbëlsirë. Kam pirë shumë kafe, shishe vere të panumërta”, thotë Kate.

Tashmë pas një diete rigoroze, Kate ka humbur plot 32 kilogramë dhe tashmë peshon vetëm 74 kilogramë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel