“Zgjedhorja”/ Soreca: Të mbyllet tani marrëveshja, nëse doni negociata sa më shpejt me BE-në

01/06/2020 11:14

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar, pas ambasadores amerikane Yuri Kim, për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që dje aktorët politik dështuan të mbajnë fjalën e dhënë për miratimin e reformës brenda datës 31 maj në tryezën e këshillit politik.

Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme, shkruan Soreca, por ai shton se duhet të  mbyllet tani në mënyrë që të niset me procesin e negociatave.

Statusi

Reforma Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të përparuar në integrimin??. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundur dhe duhet të arrihet tani për të nisur negociatat e pranimit në?? sa më shpejt.”

Po kështu më herët, ambasadorja amerikane tha se  palët duhet “të ndalojnë të insistojnë në pozicione jo të zbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja”.

Top Channel