Pas rastit të abuzimit seksual me 15-vjeçaren, denoncohet një 67 vjeçar në Vlorë

01/06/2020 12:27

Pas historisë shokuese të së miturës në Kamëz që përdhunohej nga një 65-vjeçar, është denoncuar në Policinë e Vlorës për një person për ngacmim seksual ndaj një të miture.

Policia njofton se shtetasi S. S., 67 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë është akuzuar për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se një ditë më parë ai ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Top Channel