Dogana shqiptare ka njoftuar se ka sekuestruar mallra ushqimor të padeklaruar, detyrimi i munguar doganor sipas tyre është 700 mijë lek.

Njoftimi:

Durrës, sekuestrohen mallra ushqimore të padeklaruara, detyrimi i munguar doganor 700 mijë lekë

Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore në Degën Doganore të Durrësit.

Mallrat, të cila ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi(fason), ishin të padeklaruara.

Vlera e këtyre mallrave, të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore, kap shifrën e 700 mijë lekëve.

 

 

Top Channel