E hënë, 26 Janar 2026
08:30
Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, përmbyset automjeti, dy të plagosur në “Kthesën e Murrashit”

Një aksident i rëndë rrugor u shënua mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan.

08:15
50 emigrantë të zhdukur pas fundosjes së një varke në Mesdhe, një pasagjer shpëtohet nga një anije tregtare

Një emigrant është shpëtuar, por 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe dyshohet se janë mbytur pasi varka e tyre u fundos në Detin Mesdhe.

08:14
Video/ Grabitësit në Kaliforni futen me një SUV në një dyqan bizhuterish, marrin sende me vlerë prej 1 milion dollarësh

Një kamerë sigurie në një dyqan bizhuterish në Kaliforninë Jugore ka filmuar momentin kur grabitësit hynë me forcë në një dyqan me një SUV.

07:59
Clinton u bën thirrje amerikanëve të flasin hapur pas vrasjeve në Minneapolis, ish-presidenti amerikan denoncon gënjeshtrat e administratës Trump

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton u bëri thirrje amerikanëve të “ngrihen” dhe të “ngrenë zërin” pas vrasjes së dy personave në Minneapolis nga oficerët e policisë.

07:53
Avioni privat me tetë persona në bord rrëzohet në Maine të SHBA-së gjatë ngritjes, mbyllet aeroporti i Bangor-it

Një avion privat që mbante tetë persona u rrëzua gjatë ngritjes nga Aeroporti i Bangor në Maine, SHBA, të dielën në mbrëmje, duke shkaktuar një emergjencë të madhe dhe një zjarr të madh.

07:42
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të vdekur

Një ndeshje futbolli amatore në qytetin e Salamancës, në shtetin qendror meksikan të Guanajuato, u shndërrua në një masakër kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj spektatorëve, duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur 12 të tjerë.

07:35
“Ai vë zjarre… dhe kënaqet duke parë zjarrfikësit duke punuar”, biografi Michael Wolff: Trump kërkon vetëm vëmendje, nuk do e marrë Groenlandën

Shpjegimi pas ndryshimit të qëndrimit të Donald Trump ndaj kërcënimeve të tij publike për të blerë Groenlandën jepet nga biografi i tij, Michael Wolff, i cili hedh dritë mbi sfondin e deklaratave që shkaktuan një sensacion ndërkombëtar.

07:30
Zjarri i madh në fabrikën e biskotave në Greqi/ Pesë gra të vdekura, 6 punonjës të tjerë dërgohen në spital

Një zjarr i madh shpërtheu në mëngjes në fabrikën e njohur të biskotave VIOLANTA në Trikala.

07:18
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike

Një sulm me armë ka ndodhur në një apartament në Tiergarten, Berlin, ku pesë persona janë plagosur.

07:05
Kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë gjithë ditës, parashikimi i motit për këtë të hënë

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

01:18
Ju kujtohet Nani? Portugezi i rikthehet futbollit…pas 18 muajsh tërheqje

Nani është një emër i njohur që është aktivizuar në kampionate të rëndësishme evropiane, por përpara 18 muajsh, 39 vjeçari deklaroi tërheqjen nga futbolli.

01:05
Barcelona, Hansi Flick dhe goli spektakolar i Yamal: Për mua më i rëndësishëm është goli i parë

Barcelona u desh të punojë shumë pasditen e së dielës për të fituar Real Oviedon në ndeshjen e kampionatit spanjoll. Skuadra katalanase u bllokua në pjesën e parë falë vendosjes së mirë në mbrojtje të skuadrës mike, ndërkohë që në të dytën gjërat ndryshoi për kampionët e Spanjës të cilët e fituan këtë ndeshje me rezultatin 3-0.

00:53
Lazio pret një Maldini, pritet zyrtarizimi i transferimit me huazim i djalit të legjendës së Milanit

Pasi bëri prapakthehu me Alessio Romagnoli, presidenti i Lazios, Claudio Lotito kërkon të bëjë korrigjimet në merkato. Skuadra bardhekaltër është shumë pranë sigurimit të përforcimit të katërt në këtë sesion të merkatos dimërore dhe bëhet fjalë për Daniel Maldini.

00:39
Roma-Milan, Gasperini: Humbja do të ishte fat i keq, Malen është i jashtëzakonshëm

Gian Piero Gasperini nuk e fsheh hidhërimin e tij. Pas barazimit në shtëpi me Milanin, trajneri verdhekuq foli për mediat italiane duke analizuar ndeshjen dhe rezultatin përfundimtar të saj

00:22
Milan, Allegri e sheh gotën gjysmë plot: Fituam një pikë ndaj Napolit

Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Olimpico ndaj Romës, një rezultat që lejon Interin të shkëputet akoma më shumë megjithatë trajneri i kuqezinjve Massimiliano Allegri preferon të tregohet optimist për këtë rezultat.

E diel, 25 Janar 2026
23:15
Portieri i Milanit Maignan, për penalltinë: Çfarë mund të bëjë Bartesaghi? Të presë krahun?

“Erdhëm këtu për të fituar, donim tre pikët. Gjetëm një ekip të fortë, të vështirë për t’u përballur në fushën e tyre.”

23:07
Dinamo nuk e konsideron të drejtë humbjen në Elbasan dhe reagon ndaj arbitrit Xhaja: Arbitri mbylli sytë…ne duam vetëm drejtësi

Dinamo u mund në këtë javë të Abissnet Superiores nga Elbasani me shifrat 2-0, por me sa duket jo çdo gjë ka shkuar normalisht, sipas kampit të kryeqytetasve.

23:00
Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh direkte për paqe, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, pas një takimi dyditor të mbajtur në Abu Dhabi.

22:59
“Vetë e ke fajin!”, Vora bën gjetje në mënyrën e protestës së saj ndaj gjyqtarëve: Kanë dalë të vjedhin në fshat…

Te Vora ndjehen të vjedhur gjatë ndeshjes ndaj Teutës dhe e kanë bërë të qartë publikisht këtë qëndrim të tyre.

22:49
Video/ Nuk ka fitues në “Olimpico”, Milani ndalet nga Roma dhe e sheh Interin 5 pikë larg

Në javën e 22-të të Serie A, Roma ka marrë barazimin e parë të sezonit, duke u ndalur në 1-1 ndaj Milanit në një ndeshje të fortë që zhvillohet në “Olimpico”.

22:45
“Do e çoj në gjykatë”/ Ish-banorja e BBV shpërthen pas daljes nga shtëpia dhe paralajmëron padi penale

E ftuar këtë pasdite në emisionin “Fan Club”, ish-banorja e eliminuar mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa, ka folur hapur për eksperiencën e saj në reality show, por vëmendja është përqendruar te deklaratat e forta që ajo bëri në lidhje me lajmet dhe aludimet e publikuara gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

22:40
Presion nga shoqëria civile dhe komuniteti ndërkombëtar, Venezuela liron të paktën 80 të burgosur politikë

Venezuela po vazhdon procesin e lirimit të të burgosurve politikë, me të paktën 80 persona të liruar këtë të diel nga burgje të ndryshme të vendit, sipas organizatës së të drejtave të njeriut Foro Penal.

22:36
Disfata me Elbasanin, Ilir Daja nuk përmbahet ndaj arbitrit dhe VAR-it: Mungoi i kuqi, shyqyr nuk i ra me gjunj se do e linte jashtë futbollit

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka shpërthyer në reagim pas humbjes ndaj Elbasanit, duke theksuar një gabim të madh të gjyqtarit Xhaja dhe arbitrit të VAR-it, Barjamaj, për një ndërhyrje të dyshimtë të Lilës ndaj Ismailit. Daja mendon se Lila duhej të ndëshkohej me karton të kuq për këtë ndërhyrje.

22:26
Franca arreston kapitenin e cisternës ruse: Pjesë e flotës në hije të Moskës

Autoritetet franceze ndaluan kapitenin indian të cisternës së naftës Grinch, e cila u ndalua nga Marina Franceze në Mesdhe, për t’u marrë në pyetje lidhur me mosshfaqjen e flamurit të saj. Ekuipazhi mbeti në bord.

22:20
Formula 1/Alpine konfirmon: Chris Horner gati të investojë në skuadër

Pas largimit nga skuadra e Red Bull, emri i Christian Horner është lidhur me ato të disa skuderive të tjera në Botërorin e Formula 1.

22:18
Kërcënimet e Trump për tarifat, përgjigjet kryeministri Carney: Kanadaja nuk do marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, deklaroi se vendi i tij nuk ka asnjë qëllim për të ndjekur një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën, duke i dhënë një përgjigje të qartë kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa 100% ndaj importeve kanadeze nëse Kanadaja do të nënshkruante një pakt të tillë.

22:06
Gjenerali më i lartë i ushtrisë së Kinës nën hetim për tradhti, dyshohet se i dha SHBA-së sekrete bërthamore

Gjenerali më i lartë i ushtrisë kineze, Zhang Youxia, është vënë nën hetim për rrjedhje të informacioneve shumë sekrete mbi programin bërthamor të Kinës drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe për korrupsion masiv, abuzim me pushtetin dhe krijim klanesh politike brenda ushtrisë, sipas burimeve të njohura me një informim të mbyllur të zhvilluar të shtunën me drejtuesit më të lartë ushtarakë.

22:05
Pas disfatës së rëndë, Conte: Jemi në det të hapur me dallgë shumë të larta, por nuk e braktisim anijen

Antonio Conte nuk e fsheh hidhërimin e tij pas humbjes së rëndë të pësuar ndaj Juventusit në Allianz Stadium teksa sheh që skuadra e tij shkon 9 pikë pas Interit.

21:44
“Një vend që kumbon pa fjalë”, Rama mbërrin në Izrael, bën vizitën e parë në Nova Site

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë mbërritur në Izrael, ku ndalesa e parë është Nova Site.

21:36
Juventus-Napoli, Spalletti: Fitore që na bën të vetëdijshëm, David shënoi një gol të bukur

Luciano Spalletti i gëzohet fitores ndaj Napolit, por tekniku toskan e ka kthyer menjëherë vëmendjen tek sfidat e tjera. Në përfundim të sfidës në Allianz Stadium, Spalletti foli për Sky Sport duke analizuar suksesin e merituar ndaj kampionëve të Italisë.

21:32
“Je puthur në buzë me Edi Ramën?”/ Ilir Vrenozi kap në befasi Mimoza Ahmetin, ja si përgjigjet poetja

Teksa poetja ishte e ftuar në panelin e “Trotuar”, pjesë e “E Diell” në Top Channel, Mimoza Ahmeti komentoi puthjen mes Brikenës dhe Mateos, e pretenduar nga ky i fundit.

21:26
Kryeministri Rama reagon pas protestës së opozitës: Shteti nuk përkulet nga dhuna dhe vandalizmi, solidaritet me policët e plagosur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin sociali X, pas protestës kombëtare të opozitës, duke dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimit të pronës publike, ndërsa shprehu solidaritet me punonjësit e policisë që u plagosën gjatë përplasjeve.

21:20
“Protesta dje kishte një risi themelore”, Berisha akuza policisë: Përdorën gaz lotsjellës të skaduar, është helm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit, duke thënë se gjatë protestës së djeshme është ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe është përdorur gaz lotsjellës i skaduar.

21:05
Djali i presidentit të Iranit kërkon rikthimin e internetit, rritet presioni ndaj autoriteteve pas protestave

Djali i presidentit iranian, Yousef Pezeshkian, u ka bërë thirrje autoriteteve që të rikthejnë aksesin në internet, duke paralajmëruar se bllokimi digjital nuk do të zgjidhë asgjë dhe vetëm do të shtyjë përballjen me pasojat e protestave të dhunshme.

20:49
A fal Bora Zemani? Moderatorja rrëfim të fortë në Grida Duma Podcast: Nuk shkatërrohen marrëdhëniet sepse…

Bora Zemani ka folur hapur për mënyrën se si e sheh faljen dhe marrëdhëniet njerëzore në bisedën me Grida Dumën në Grida Duma Podcast.

20:46
Juventus dhe çështja En Nesyri, Chiellini: Tratativat janë mbyllur

‘Tratativa për En Nesyri është mbyllur’-kështu u shpreh Giorgio Chiellini në lidhje me situatën e sulmuesit të Fenerbahçe i cili pavarësisht marrëveshjes mes klubit turk dhe Juventusit, preferoi të fitojë kohë pasi pret se çfarë do të bëjë Sevilla.

20:23
Video-lajm/ Luftuan me flakët në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec, rrezikon të bjerë

Zona e Kënetës në Orikum është përfshirë nga flakët, të cilat favorizohen nga erërat e forta.

20:13
Zjarri në Orikum, era e fortë rrëzon pishat, bllokohet rruga drejt Zvërnecit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum në zonën e kënetës.

20:07
Juventus, çfarë shuplake Napolit, merr revanshin dhe ia komplikon planet skuadrës së Contes

Juventus dhe Luciano Spalletti marrin revanshin ndaj Napolit dhe Antonio Contes për humbjen e pësuar në fazën e parë në Maradona Stadium.

20:06
Bilanci i përmbytjeve të 6 janarit, 2500 banesa të prekura nga uji. Banorët presin dëmshpërblim

Përmbytjet e 6 janarit shkaktuan dëme të shumta në Qarkun e Durrësit.

19:57
“Gjithçka u shkatërrua”/ Banorët e Arapajt në Roskovec pas përmbytjeve: Dy herë nën ujë brenda 15 ditësh

Fshati Arapaj në bashkinë e Roskovecit ishte një ndër më të goditurit nga vërshimi i lumit Seman.

19:55
Uji u largua, dëmi jo, të moshuarit në Durrës përballen ende me pasojat e përmbytjes

Muret e shtëpisë së të moshuarve Çela në Durrës janë ende të lagura.

19:49
Tregtia online rritet, institucionet ngecin/ KLSH: Mungesa e strategjisë nga meki, tatimet dhe AKEP po sjellë miliona lekë humbje

Tregtia online në Shqipëri po njeh rritje të ndjeshme vit pas viti por masat shtetërore për kontrollin dhe mbrojtjen e konsumatorit mbeten pas dore dhe të pamjaftueshme, duke nxitur kështu informalitetin.

19:47
Kriza e blegtorisë shqiptare/ Numri i krerëve përgjysmohet në një dekadë. Fabrikat e qumështit furnizohen nga importi

Rënia e blegtorisë dhe mungesa e teknologjisë në ferma bën që industria e përpunimit të qumështit të mos furnizohet gjithnjë më lëndë të parë nga fermat shqiptare.

19:36
Video/ Spektakël në “Emirates”, Manchester United mposht Arsenalin dhe rihap sërish garën për titull në Angli

Manchester United ka marrë një fitore spektakolare në transfertë ndaj Arsenalit, falë një goli spektakolar të Matheus Cunha në minutat e fundit të ndeshjes, duke rrëmbyer tre pikë të arta në “Emirates”.

19:36
Grida Duma rrëfim për jetën personale: Kam ndalur së bëri sakrifica, lëshova njerëz në vitin që lamë pas…

Grida Duma ka bërë një nga rrëfimet më personale deri më tani në bisedën me Bora Zemanin në Grida Duma Podcast.

19:30
“Nuk dua ta di gjininë e fëmijës tjetër, por…”, Bora Zemani: Do doja një motër për tim bir

Bora Zemani ka folur hapur në Grida Duma Podcast për mëmësinë, dëshirën për një vajzë dhe ndjesitë e saj si nënë e një djali.

19:22
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj.

19:08
Opinion/ Preç Zogaj: 21 janari, truku shihet, por nuk është!

Nga Preç Zogaj*

19:05
Zjarr në zonën e kënetës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum në zonën e kënetës.

18:54
Renditja e Superiores/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë, ndizet dhe lufta për mbijetesë

Janë zhvilluar sot tre ndeshjet e fundit që kompletojnë javën e 21-të të Superiores, ku Tirana dhe Elbasani arritën fitore të rëndësishme përballë Flamurtarit dhe Dinamos, ndërsa sfida mes Vorës dhe Teutës u mbyll në barazim, me ekipet që ndanë nga një pikë.

18:50
Elbasani i pandalshëm, verdheblutë mposhtin Dinamon dhe forcojnë pozitat në garën për titull

Elbasani ka hedhur një hap të madh në garën për titullin kampion, duke triumfuar 2-0 ndaj Dinamos në një përballje direkte, që i lejon verdheblutë të lënë pas rivalët kryesorë dhe të afrohen ndjeshëm me kryesimin e renditjes.

18:46
“Ukraina do të jetë plotësisht gati për anëtarësim në BE në 2027”, Zelensky: Data e pranimit…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të jetë teknikisht gati për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian në vitin 2027.

18:35
Fjalimi i presidentit ukrainas në Davos, Kremlini: Zelensky është gati të kafshojë dorën që e ushqen

Kremlini ka ashpërsuar sërish tonet ndaj Ukrainës dhe presidentit Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar Kievin për mungesë mirënjohjeje ndaj aleatëve perëndimorë.

18:35
La Liga/Barcelona i përgjigjet Real Madrid dhe i rimerr kreun e renditjes(VIDEO)

Barcelona iu përgjigj fitores së Realit të Madridit në kampionatin spanjoll të futbollit dhe rikthehet në krye të klasifikimit. Në Camp Nou, skuadra e Hansi Flick arriti të mposhtë Oviedon me rezultatin 3-0 dhe tani është në kuotën e 52 pikëve.

18:18
Stuhia e fuqishme dimërore godet SHBA-në, rreth 800 mijë familje pa energji elektrike, rekord fluturimesh të anuluara

Një stuhi e madhe dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke u shtrirë nga Malet Shkëmbore jugore në perëndim derinë verilindje, ndërsa pothuajse 800 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

18:02
“Trump do të më deportojë”/ Incident gjatë një festivali në Florida, kongresmeni demokrat goditet me grusht

Kongresmeni demokrat nga Florida, Maxwell Alejandro Frost, ka deklaruar se është goditur me grusht në fytyrë gjatë Festivalit të Filmit Sundance në Utah, në një sulm që ai e cilësoi si racist dhe politikisht të motivuar.

17:47
Aksident në aksin “Fier-Libofshë”, motori del nga rruga, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, ku një motomjet ka dalë nga rruga.

17:41
Video / Laçi i pafat shënon edhe në këtë javë, por VAR-i i ngrin buzëqeshjen

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rizespor, u barazua pak minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, përballë Alanyaspor.

17:31
“Mateos i është rindezur shkëndija e fikur ndër vite”, Aulona Musta për “Fan Club”: Brikena ka një histori jashtë, ka frikë nga…

Aulona Musta ishte e ftuar në “Fan Club”, ku komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos.

17:16
Serie A / Atalanta spektakolare, 4-0 ndaj Parmës dhe vazhdon garën për Europën

Atalanta ka marrë një fitore bindëse në javën e 22-të të Serie A, duke mposhtur 4-0 Parmën në Bergamo dhe duke vijuar me hapa të sigurtë garën për një vend në kompeticionet europiane.

17:06
Superiore/ Teuta-Vora, barazim mes kaosit, regjistrohet një tjetër braktisje ndeshjeje për një penallti

Nuk ka fitues në sfidën mes Teutës dhe Vorës e luajtur në fushën e kësaj të fundit. 90 minutëshi i kësaj përballjeje u mbyll me barazimin 1-1 pas një fundi kaotik për një penallti të akorduar në favor të Teutës në minutat shtesë

17:06
Mamaja e Brikenës për “Fan Club”, flet për herë të parë për Mateon dhe historinë e tyre: Nga ana jonë…

Pas takimit surprizë me të bijën në shtëpinë e BBV, mamaja e Brikenës ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”.

17:06
Premier League/ Chelsea triumfon në transfertë, Rosenior merr fitoren e tretë radhazi me “Blutë”

Chelsea ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në javën e 23-të të Premier League, duke mundur me rezultatin 1-3 ekipin e Crystal Palace.

17:00
“Fshihu këtu, mos dil”, vrasja me çekiç e 57-vjeçarit, zbardhet dinamika e krimit, gruaja e viktimës rrëfen detajet tronditëse: Vdiq për të mbrojtur 3 të moshuar

Reagon bashkëshortja e Petrit Ndout, 57-vjeçarit që u vra nga çekiç nga Andi Vokri.

16:55
Edi Rama vizitë në Izrael, nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

16:50
FOTOLAJM/ Në kohën e ajrimit, ish-ministri Beqaj luan shah në burgun e Durrësit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vijon të ndodhet në paraburgim me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime të zgjeruara nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

16:47
Piktorja që synon arkitekturën: Kur krijoj, shpirti im ndihet i lirë

Reina Ndreu është një vajzë maturante, që krahas studimeve zhvillon pasionin e saj për pikturën. Në përvjetorin e 18-të, vendosi të prezantohej për publikun me ekspozitën e saj të parë në ambientet e Qendrës Kulturore Tulla.

16:41
Kategoria Superiore/ Tirana, fitore e çmuar për mbijetesën, bardheblutë mposhtin Flamurtarin

Tirana mori një fitore të rëndësishme në këtë javë të Kategorisë Superiore. Në ‘Selman Stërmasi’ bardheblutë mundën Flamurtarin me rezultatin 1-0 dhe shkon në 17 pikë duke e bërë akoma më të ndezur luftën për mbijetesë mes 3 skuadrave të fundit.

16:33
Protesta masive në SHBA pas vrasjes së Alex Pretti-it, përplasje të forta me Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave

Protesta të mëdha janë përhapur në dhjetëra qytete të Shteteve të Bashkuara, pasi Alex Pretti, 37 vjeç, u qëllua për vdekje nga agjentë federalë.

16:16
Macron përshpejton procedurat: Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se qeveria e tij do të përshpejtojë procedurat ligjore për të vendosur ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, me synimin që masa të hyjë në fuqi para fillimit të vitit të ri shkollor në shtator.

16:03
Krusita dhe Kristi çift?! Olta Sheta: Motori i shtëpisë, por nuk është në preferencat…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

15:47
Përplasje në Partinë Laburiste, Starmer i mbyll rrugën Burnham-it, nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer brenda Partisë Laburiste britanike, pasi Komiteti Ekzekutiv Kombëtar (NEC) i ka ndaluar Andy Burnham-it të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në zonën Gorton dhe Denton.

15:30
I dënuar me 32 vite burg për vrasje, “Babale” habit mediat britanike, “The Sun”: Brenda burgut, fitoi 20.000 sterlina nga loja në TikTok

Rasti i Eugert Merizajt ka shkaktuar reagime dhe zemërim të fortë në Britani, pasi u zbulua se ai ka përfituar rreth 20 mijë paund nga një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok, i realizuar nga brenda qelisë së tij në një burg të Manchesterit.

15:29
Protestat e dhunshme në Iran, shkon në 30 mijë numri i të vrarëve

Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat e fundit ka vazhduar të rritet dhe mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti.

15:22
Roberto Baggio humb njeriun më të afërt dhe bën dedikimin prekës: Dashuria jote më bëri të çudis Universin…

Matilde Reginato, nëna e Roberto Baggio-s, ndërroi jetë gjatë natë.

15:20
Protestat e Kurdëve: SHBA na tradhtoi/ Merr fund autonomia 14 vjecare e Rojava në Siri

Autoritetet siriane shpallën një armëpushim të ri me Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, pas marrjes së kontrollit mbi territore të gjera në lindje të vendit.

15:09
Takimi mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe, ironizon Vuçiç: Më qesharaku në botë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend gjatë vizite në Beograd ishte “më qesharaku në botë”.

15:03
Ajo e la modelingun për t’u bërë murgeshë, historia e Camila Rodriguez Cardoso përçan rrjetet sociale

Historia e Camila Rodrigues Cardoso, një bukuroshe 21-vjeçare braziliane e cila hoqi dorë nga karriera e saj në konkurset e modës dhe bukurisë për të ndjekur një jetë të vetmuar ka shkaktuar reagime të forta dhe mijëra komente në mediat sociale.

15:01
Sassuolo mund Cremonesen dhe rigjen Berardin pas 2 muajsh mungese

Sassuolo mundi Cremonesen 1-0 në ndeshjen e drekës së javës së 22-të, duke rigjetur fitoren e tyre të parë që nga 6 dhjetori (3-1 kundër Fiorentinës).

14:52
I ftohti ekstrem përfshin SHBA/ Mbi 600,000 familje pa energji elektrike, të paktën 14,800 fluturime të anuluara

Moti i keq në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qindra mijëra shtëpi, sipas faqes së internetit poweroutage.us, e cila i monitoron këto ndërprerje.

14:48
Bardheblutë në fushë me kurora në duar, në respekt të engjëllit 10-vjeçar, të lojtarit të tyre Alvarez

Tirana rikthehet në fushën e lojës, për ndeshjen që po luan përballë Flamurtarit.

14:42
Aksident në rrugën “Egnatia”, tre të plagosur

Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

14:24
Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet i riu, procedohet miku i tij

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontrolli”.

14:22
VIDEO/ Me kapuç në kokë, momenti kur shqiptari hedh në erë diskon në Athinë! E dyshuar, edhe një grua greke

Dy vëllezër shqiptarë, persona me precedentë penalë në Greqi, janë arrestuar si autorë te dyshuar të shpërthimit me eksploziv të diskotekës “Jacky.O” në rrugën Michalakopoulou të Athinës, mbrëmjen e 7 tetorit 2025.

14:15
E pabesueshme, Lazio bllokon Romagnolin: Nuk ka qenë kurrë në merkato, qëndron këtu

E pabesueshme është ajo që po ndodh me Lazion dhe Alessio Romagnolin. Klubi bardhekaltër doli me një komunikatë për shtyp që bllokonte mbrojtësin italian i cili dukej i destinuar të shkonte drejt Al Sadd të Roberto Mancinit në Katar.

13:59
Shiste drogë në biznesin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Klos

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

13:57
Shkëlqimi i Muçit me Trabzonspor, sulmuesi kuqezi zbulon sekretin

Ernest Muçi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Trabzonsporin, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që po shfaqet në një formë të shkëlqyer me 10 gola dhe 3 asistet në 19 ndeshje. Në një intervistë të dhënë për Trabzonspor Magazine, Muçi ka treguar sekretin e kësaj forme dhe bëhet fjalë pikërisht për trajnerin e skuadrës Fatih Tekke.

13:50
“Është e pamundur të diskutojmë me Kaia Kallas”, zëdhënësi i Kremlinit: Ne po presim që ajo të largohet, po monitorojmë planet e SHBA-së për Groenlandën

Rusia nuk do të flasë kurrë me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaia Kallas, kështu që Moska thjesht do të presë që ajo të largohet nga posti i saj, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

13:39
Amerikanët provojnë Groenlandën/ Stuhi bore dhe akulli, mijëra fluturime të anuluara

Një stuhi dimërore me përmasa të jashtëzakonshme ka përfshirë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe po avancon drejt verilindjes së vendit, duke rrezikuar dhjetëra milionë amerikanë me ndërprerje të energjisë elektrike, kaos në transport dhe të ftohtë përvëlues.

13:35
Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, i riu humbi jetën në spital

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, në datën 25.01.2026, në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

13:20
Mbyllet telenovela Morata-Campello. Futbollisti konfirmon ndarjen: Mos kërkoni fajtorë të tjerë

Pas javësh të tëra thashethemesh dhe një heshtjeje totale, Alvaro Morata vendos të vërë pikat mbi ‘i’ në lidhje me fundin e historisë së dashurisë së tij me Alice Campello. Sulmuesi i Comos, përmes disa deklaratave të gazetarit Javier de Hoyos për programin e TVE ‘DCorazon’, zyrtarizoi ndarjen përfundimtare nga bashkëshortja e tij.

13:16
Vrasja e dytë brenda muajit nga ICE/ Minneapolis në protesta kundër administratës Trump, Presidenti akuzon për kryengritje

Një 37-vjeçar u qëllua për vdekje nga agjentë federalë të emigracionit në Minneapolis, duke shkaktuar reagime të forta politike dhe protesta në rrugët e qytetit.

13:07
Paketa e Maleve/ 670 aplikime për zonën e Dukagjinit dhe Thethit, 200 në Bashkinë e Vaut të Dejës

Në të 5 bashkitë e qarkut, aplikimet e banorëve për “Paketën e Maleve” janë në rritje.

13:03
Burgu si “han pa porta”/ Arratisja e Altin Ndocit, zbulohen shkeljet e rënda gjatë shoqërimit

Altin Ndoci vazhdon prej 13 janarit të jetë një i shumëkërkuar, i cili la pas këtu në burgun e Durrësit një valë pikëpyetjesh. Bashkë me hetimin penal që të prokurorisë, një tjetër hetim administrativ nxjerr në dritë se çfarë rregullash u shkelën.

12:57
Deti kthen mbrapsht plehrat, Darëzeza dhe Semani përballen me ndotje masive

18 kilometra vijë bregdetare në qarkun e Fierit është totalisht e ndotur pas përmbytjeve të fundit që shkaktoi vërshimi i lumenjve Seman dhe Vjosë.

12:55
Roma; jo vetëm Benfica dhe Monaco, edhe Como nis lëvizjet për yllin e verdhekuqve…

Nuk ka ditë që Gasperini nuk ngre në qiell cilësitë e tij teknike dhe e cilëson si pikë referimi të Romës. ‘Nuk heq dorë nga Dybala, askush te Roma nuk i ka cilësitë e tij. Nëse nuk dëmtohet ai luan gjithmonë’-kanë qenë fjalët e trajnerit për argjentinasin, e ardhmja e të cilit gjithsesi mbetet një rebus.

12:43
“Asnjë polic nuk u plagos”, Berisha për efektivët: U vetëlënduan nga gazi lotsjellës i tyre, përgëzoj protestuesit që e kapën dhe ua hodhën pas

Sali Berisha deklaroi sot se nga protesta e djeshme asnjë efektiv policie nuk ka mbetur i lënduar, duke theksuar se Partia Demokratike ka marrë informacion nga qendrat spitalore në Tiranë, ku sipas tij nuk është paraqitur asnjë punonjës policie.

12:33
35 mijë dollarë për të kaluar ilegalisht drejt SHBA-ve me dokumente false, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 6 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit H.M., L.M. C.N., A.P., A.M. dhe E.N. për veprat penale ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave’, ‘Falsifikim i dokumentit’ si dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’ parashikuar nga nenet 186/2, 189/2, dhe 293/a/2 të Kodit Penal.

12:28
Video / Messi e fillon me një humbje të thellë vitin e ri me Inter Miami, munden 3-0 Alianza Lima

Inter Miami ka pësuar një humbje bindëse në ndeshjen e parë të turneut parasezonal në Amerikën e Jugut, duke u mposhtur 3-0 nga Alianza Lima të shtunën mbrëma në Estadio Alejandro Villanueva.