Tenderat e hekurudhës dhe KESH, dy vartësit e Belinda Ballukut paraqiten në SPAK
08/10/2026 11:28
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur këtë të enjte sërish në SPAK.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se po ashtu, këtë të enjte në dyer e SPAK është paraqitur edhe Viola Haxhiademi, drejtore e KESH-it.
Kjo e fundit më parë ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme të ish-zëvendëskryeministres dhe njëherësh ish-ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Një ditë më parë, në ambientet e SPAK u thirrën edhe dy vartësit e tjerë të Ballukut, Gentian Gjyli (ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar – ARRSH) dhe Erald Elezi (ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare – KESH).
Top Channel