Një medalje historike argjendi nga Lojërat e para moderne Olimpike në Athinë, 1896, ka thyer rekordet në ankand, duke u shitur për gati katër herë më shumë se çmimi i saj i parashikuar.
Sipas Reuters, medalja e argjendtë, e konsideruar një nga objektet më të rëndësishme të historisë olimpike, u shit për 900,000 krona daneze (rreth 141,659 dollarë), pa përfshirë primin e blerësit. Me tarifat e ankandit, çmimi final arriti 1,152,000 krona daneze (rreth 181,323 dollarë).
Vlerësimi fillestar i medaljes varionte midis 200,000 dhe 300,000 krona daneze (31,480–47,220 dollarë), duke e bërë shitjen trefish më të lartë se parashikimi, një sukses që e ka vendosur këtë objekt në qendër të vëmendjes së koleksionistëve dhe dashamirësve të sportit.
Ankandi u organizua nga Bruun Rasmussen Arts Auctioneers dhe është një dëshmi e rëndësisë historike dhe pasionit që njerëzit kanë për Lojërat Olimpike të para moderne, duke e kthyer këtë medalje në një simbol të vlerës së pazëvendësueshme.
Top Channel