Irani godet me dron anijen me flamurin e Liberisë në Ngushticën e Hormuzit: Ishte e lidhur me regjimin sionist
Prokurorët në qytetin verior italian të Forlì-t po hetojnë një shofer 27-vjeçar ambulance, i dyshuar për vrasjen e pesë pacientëve të moshuar gjatë transportit midis spitaleve dhe shtëpive të kujdesit në rajonin Emilia-Romagna.
Sipas burimeve hetimore të cituara nga ANSA, dyshohet se i riu, i cili punonte për Kryqin e Kuq Italian, mund t’u ketë administruar substanca të dëmshme pacientëve gjatë transferimeve. Ai është pezulluar nga detyra, por nuk është arrestuar dhe as vendosur në paraburgim.
Të gjitha rastet e dyshimta ndodhën gjatë ose menjëherë pas transportit me ambulancën që ai drejtonte nga zona e Forlimpopoli-t, pranë Forlì-t. Një nga pacientët vdiq gjatë rrugës, ndërsa të tjerët ndërruan jetë pak më vonë ose në ditët në vijim. Rasti më i fundit është ai i një gruaje 85-vjeçare, e cila pësoi atak kardiak në nëntor 2025 teksa po transportohej drejt një seance fizioterapie.
Për muaj të tërë, familjarët, shumica prej të cilëve besonin se të afërmit e tyre ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk ngritën dyshime. Hetimi mori hov pasi familja e njërës prej viktimave kërkoi kryerjen e autopsisë.
Avokatët e familjarëve, Max Starni dhe Massimo Mambelli, theksuan se bëhej fjalë për ambulanca të përdorura për transporte rutinë, pa personel infermieror në bord, çka sipas tyre e bën rastin edhe më shqetësues.
Prokuroria e ka vënë shoferin nën hetim për vrasje të rëndë, me dyshimin e paramendimit dhe përdorimit të substancave helmuese ose mjeteve të tjera të fshehta. Ndërkohë, autoritetet po shqyrtojnë edhe raste të tjera të ngjashme, duke ngritur frikën se numri i viktimave mund të rritet.
Në një deklaratë zyrtare, Kryqi i Kuq Italian shprehu “tronditjen” për përfshirjen e mundshme të njërit prej operatorëve të tij në një çështje kaq të rëndë penale, duke theksuar se rasti është “krejtësisht i huaj për misionin e shoqatës”.
Avokatja e të dyshuarit, Gloria Parigi, deklaroi për mediat italiane se klienti i saj i mohon kategorikisht akuzat dhe është “thellësisht i tronditur”, duke shtuar se viktimat ishin pacientë në gjendje terminale dhe se ndërhyrjet mjekësore ishin kryer në çdo rast gjatë krizave respiratore të raportuara.
Top Channel