Nga poezia te tradita klasike, poetja kanadeze Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi Pas akuzave të Gazment Bardhit se deputetët socialistë janë shantazhuar për të ndryshuar qëndrim lidhur me reformën territoriale, Elisa Spiropali i është përgjigjur duke i thënë se nuk ‘guxon askush që ta kërcënojë atë”.
Në përgjigjen e saj Spiropali iu drejtua Bardhit duke i thënë: Madje nuk më shantazhojnë dot as ata që të shantazhuan ty, të gjithë deputetë e ça kishe drejtues të Partisë Demokratike të lavdishme në Fier.
Spiropali thumbon kështu kolegen e saj, Belinda Balluku, e cila në zgjedhjet e kaluara ishte në krye të qarkut të Fierit, si drejtuese politike e PS për këtë qark.
“Shoh një kolege që tha se do të votojmë zërin e qytetarëve dhe bëri një platformë me 10 pika. Pse nuk e dëgjoni sot? Sepse e shantazhuat. Ju merrni peng dhe shantazhoni këdo që ju del kundër. Këta jeni ju”, u shpreh Bardhi.
“Të jesh i sigurt se nuk ka njeri këtu që mund të më shantazhojë mua. Dëgjo, se nuk je ti zëri i qytetarëve, se pretendon se je zëri i qytetarëve. Madje nuk më shantazhojnë dot as ata që të shantazhuan ty, të gjithë deputetë e ça kishe drejtues të Partisë Demokratike të lavdishme në Fier. As ata nuk më shantazhojnë dot se do të shkojnë aty ku kanë vendin dhe e them prapë.
Por po të them edhe diçka tjetër, që nuk mund të përdoret këtu çdo mikrofon, çdo platformë, çdo diskutim për të folur gjithmonë për të njëjtën çështje. Unë u qëndroj një më një gjërave që kam thënë në platformë dhe pa platformë. E kam prezantuar edhe në Asamblenë e Partisë Socialiste, ashtu siç ju nuk guxoni të thoni qoftë edhe një fjalë as në Kryesinë e Partisë suaj, as në mbledhje.
Ju s’keni parti, ju keni vetëm një njeri në krye. I kam dalë kundër kulturës së personalizimit dhe të kontrollit të pushtetit, nga pushteti lokal deri në pushtetin qendror. Atë që ju e keni jo vetëm moto por e keni frymë. Ju jeni mishërimi i personalizimit ekstrem të pushtetit, deri në katandisje
Dhe unë i kam dalë kundër kësaj kulture sepse besoj se kemi mundësinë për ndryshim. Dhe mos i lidh çështjet që janë të palidhura, se të jesh i sigurt që të gjitha do të zgjidhen shumë shpejt”, u shpreh Spiropali.
Top Channel