Sulmi me dronë Shahed në Qipro, gazetari i TCH nga Tel Aviv-i: U ndërmor nga Hezbollahu, nuk u kap as nga radarët

03/03/2026 17:36

Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe, që prej ditësh ndodhet në Tel Aviv-v raporton se sulmi me dronë Shahed në Qipro u ndërmor nga Hezbollah me bazë në Liban.

Gazetari raporton se dronët u dërguan drejtë shtetit ishullor që është anëtar i Bashkimit Europian por jo anëtar i NATO-s, nga një bazë e organizatës në luginën Beka në Liban dhe ishin programuar të ecnin në lartësi të ulët se 50 metra për të mos u pikasur prej sistemeve të radarëve izraelitë dhe amerikanë.

Vlen të përmendet se ai u ka shpëtuar edhe radarëve tepër të ndjeshëm të aeroplan mbajtëses  amerikane Abraham Linkoln që ndodhet në zonë, por u zbulua vetëm pak minuta para se të godiste objektivin e tij, një depo e ushtrisë britanike në të cilën magazinohen sisteme dhe armatime të dronëve anglezë të cilët kryejnë misione zbulimi në Lindjen e Mesme.

Burimet që gazetari i TCH i referohet kanë deklaruar se njëri prej dy dronëve u rrëzuar vetëm pak metra para se të hidhte në erë depon, ndërsa tjetri u rrëzua 2-3 milie larg bregut qipriot.

Në bazën e Akrotirit në Qipro ndodhen sasi të mëdha armatimesh dhe pajisjesh të teknologjisë së lartë, çka përbënte një rrezik konstant për shtetin e Iranit, por edhe organizatave terroriste në mbështetje të të cilave Irani ka financuar miliarda dollarë gjatë 50 viteve të fundit.

Më herët Franca dhe gjermania njoftuan se do të dërgojnë anije luftarake në zonën detare mes Qipros dhe Libanit.

Top Channel