As Inter dhe as Arsenal, Cristian Romero do të luajë në Spanjë, Atletico Madrid gjen marrëveshjen me Tottenham
Te West Ham, forca fizike mund të bëhet paradoks sidomos nëse quhesh Adama Traore. Trajneri i Hammes, Nuno Espirito Santo, në fakt ka vendosur ‘veton’ e tij për futbollistin e ardhur në skuadër në merkaton e janarit; nuk do të bëjë më ngritje peshash në palestër
Edhe pse fiziku i fortë i futbollistit është natyrale për futbollistin spanjoll, trajneri portugez dëshiron të ruajë elasticitetin dhe shpejtësinë duke ia kufizuar punën në palestët vetëm për parandalimin e dëmtimeve.
‘Ka një gjenetikë të pabesueshme, duhet të ndalet-është shprehur Nuno Espirito Santo
Adama Traore u transferua te ëest Ham nga Fulham dhe njihet edhe për episodin e lyerjes së krahëve me vajin e fëmijëve për t’iu shpëtuar mbrojtësve, por tani ai duhet të përqendrohet te përshtatja e skemave taktike të trajnerit të West Ham. Ndërsa talentë të rinj si Golambeckis e kanë të vështirë të shtojnë masën muskulare, për Adama Traore sfida do të jetë krejtësisht ndryshe; do të duhet që të qëndrojë i zhdërvjellët për të qenë një faktor vendimtar si në kohët e Wolverhampton
Top Channel