Italia në playoff, Gattuso e ka bërë zgjedhjen për formacionin, asnjë surprizë pas stërvitjes së fundit nën reshjet e shiut
Kombëtarja e vajzave i nisi në mënyrë perfekte kualifikueset e Botërorit 2027. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima mundi Malin e Zi në Nikshiq me rezultatin 2-1 duke marrë kështu 3 pikët e para në këtë edicion.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 0-0 edhe pse vajzat kuqezi i patën mundësitë e tyre për të zhbllokuar rezultatin. Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë që nisi me një rast të rrezikshëm nga skuadra malazeze, por fati ishte me skuadrën tonë përfaqësuese.
Pas kësaj ishin të besuarat e Grimës që kërkuan golin, por ishin vajzat malazeze ato që e gjetën atë, në minutën e 67 të shënuar nga kapitenia Kuc. Por ky avantazh, zgjati vetëm 3 minuta pasi kombëtarja shqiptare barazoi shifrat në 1-1 me golin e kapitenes Megi Doci që shfrytëzoi në maksimum një dërgim të topit në zonë të Krasniqit.
Në minutën e 76 erdhi edhe përmbysja në rezultat i skuadrës sonë përfaqësuese dhe ishte sërish Megi Doçi ajo që shënoi me goditje dënimi duke vulosur fitoren 2-1 për Shqipërinë që në 7 mars në ‘Loro Boriçi’ do të presë Çekinë në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Botërorit të 2027.
Top Channel