Lois Openda bën gjithçka për Juventusin; provon edhe teknikën e kupave
Cristiano Ronaldo nuk e ka lënë Arabinë Saudite për t’u kthyer në Spanjë pas sulmit iranian në ambasadën amerikane në Riad.
Lajmi i publikuar gjatë mëngjesit të kësaj të marte nga Madridi ku ishte parë të ulej avioni privat i yllit portugez pasi ishte nisur nga aeroporti i Riadit nuk gjeti konfirmim sepse Cristiano Ronaldo nuk ishte në avion me 41 vjeçarin që pasditen e kësaj të marte u stërvit rregullisht me Al Nassr.
Avioni privat i Ronaldos, një LX-GOL / SVW7B, Bombardier Global Express me vlerë prej 70 milioni di euro u nis nga Riadi në mbrëmjen e së hënës për t’u ulur në Madrid në orën 01:32 të kësaj të martë u pikas dhe që aty nisën të dalin zërat për largimin e futbollistit nga Arabia Saudite pas sulmeve me dronë iranianë.
Avioni i Ronaldos ka autonomi për fluturime të gjata, mund të mbajë brenda deri në 19 persona dhe së fundmi u përdor edhe nga Georgina për të ardhur në Milano për Javën e Modës.
Top Channel