Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kundërshtoi sugjerimet se planet e Izrael për të sulmuar Iran e shtynë atë të ndërmerrte veprime ushtarake, duke deklaruar se mund të ketë qenë e kundërta.
“Ata do të sulmonin nëse ne nuk do ta bënim, do të sulmonin të parët”, tha Trump nga Zyra Ovale, duke iu referuar Iranit.
“Unë e besoja fort këtë. Nëse ka ndodhur diçka, mund të kem detyruar Izraelin të ndërhynte, por Izraeli ishte gati dhe ne ishim gati. Kemi pasur një ndikim shumë, shumë të fuqishëm, sepse praktikisht gjithçka që ata kanë është rrëzuar. Tani numri i raketave të tyre po ulet ndjeshëm”, tha Trump.
Një ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte sugjeruar se presidenti vendosi të niste sulme ndaj Iranit pasi SHBA-të besonin se Izraeli ishte gati të ndërmerrte veprime të njëanshme.
Top Channel