Imazhi i gjurit të Antonio Rudiger mbi Diego Rico gjatë ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Getafes shkakoi një valë indinjatash në Gjermani. Episodi, i ndodhur në minutën e 27 e pa mbrojtësin protagonist duke e gjuajtur me gju në fytyre rivalin e tij që ishte i shtrirë në tokë.

Në një editorial të saj, e përditshmja ‘Bild’ ishte shumë e ashpër më mbrojtësin teksa theksonte se nuk ishte një faull i rëndë, ishte thuajse një atentat, një skenë që e la të gjithë botën pa fjalë dhe që rihap debatin në lidhje me situatat në limite.

Editoriali i të përditshmes së njohur gjerman thekson se Rudiger tregoi dhe njëherë se nuk di të kontrollojë veten dhe se kështu nuk mund të shkojë në Botëror. Edhe Julian Nagelsmann e ka bërë të qartë se askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe se një sjellje që thyen rregullat bazike të sportit në mënyrë të përsëritur nuk është e papranueshme.

Por jo vetëm kaq, Bild kujtoi se skuadra 4 herë kampione e botës ka alternativa solide në mbrojtje dhe kështu që mungesa e futbollistit të Realit të Madridit nuk do të jetë problem në aspektin sportiv. Në të njëjtën kohë në Gjermani nuk dyshuan të bënin një listë të gjatë episodesh të gjata polemizuese, që nga gjestet provokative e deri te sanksionet dhe talljet me rivalët. Edhe pse pranohet pesha që ka Rudiger si lider i ‘Die Mannschaft’, konkluzioni i editorialit ishte shumë i prerë: ‘Shumë gjëra të këqija dhe kush nuk ndryshon të rrijë në shtëpi’, një frazë që përmbledh zemërimin në Gjermani pas episodit të radhës polemizues të Rudiger.

Top Channel