Bota e motorsportit mban frymën. Armiqësia mes Iranit, SHBA dhe Izraelit i ka vënë flakën Lindjes së Mesme në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, me pasoja të paparashikueshme edhe për botën sportive.

Në fakt pasojat janë ndjerë me Pirellin që pezulloi një test për gomat që ishte parashikuar të zhvillohej në Bahrein, ndërkohë që disa anëtarë të Formula 1 u detyrian të riorganizojnë udhëtimin e tyre drejt Australisë

Formula 1 në pasiguri

Nëse Çmimi i Madh i Australisë që do të nisë sezonin e ri nuk është në diskutim, mbërritja në Melbourne e skuderive ishte plot me të papritura për ato që u nisën nga Evropa. Shefi Ekzekutiv i garës së Australisë, Travis Auld, në një komunikatë bëri të ditur se janë në bisedime me skuadrat, pilotët dhe personelin duke prenotuar fluturimet e tyre dhe ata priten të mbërrijnë në tokën australiane në ditët në vazhdim. Në 10-12 prill dhe 17-18 prill janë programuar të mbahen garat e Bahreinit dhe Arabisë Saudite dhe presidenti i FIA, Ben Sulayem deklaroi se organizmi që ai drejton po e monitoron situatën

Problemi WEC

Akoma më e komplikuar është çështja e WEC. Botërori i garave Endurance për 2026 është parashikuar të nishë në funjavën 26-28 mars në Katar. Por rreziku që anulimi i kësaj gare është shumë i madh duke parë se Doha është vënë në shënjestrën e Iranit. Madje në këtë pikë FIA WEC ka dalë më një komunikatë për shtyp.

‘Mirëqenia dhe siguria e skuadrave, personelit dhe tifozëve mbetet prioriteti ynë absolut. FIA WEC është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë në Katar dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën ditë pas dite dhe do të komunikojmë detaje të mëtejshme nëse do të jetë e nevojshme-theksohet në komunikatë.

Top Channel