Video e frikshme/ Punëtorët kinezë në skela në Tel Aviv shohin ndërtesën poshtë tyre të goditur nga një raketë

03/03/2026 16:32

Punëtorët kinezë në skela në një ndërtesë në ndërtim e sipër në Tel Aviv mbetën në gjendje shoku ndërsa panë një ndërtesë aty pranë të goditur nga një raketë iraniane.

Videot që qarkulluan në mediat sociale treguan tym të zi të dendur që dilte nga ndërtesa. Në të njëjtën kohë, në bazën e saj shihet një zjarr, ndërsa dëgjohen punëtorë që flasin me njëri-tjetrin.

Dhe sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, skena plotësohet nga tingulli i sirenave në zonë që u aktivizuan për shkak të impaktit.

Top Channel