“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim
Nëntë persona, mes tyre katër adoleshentë, u vranë të dielën pasdite kur një raketë iraniane goditi drejtpërdrejt një sinagogë, i kthyer së fundmi në strehë kundër bombave në qytetin e Beit Shemesh, rreth 30 minuta larg Jerusalemit.
Sulmi konsiderohet më vdekjeprurësi ndaj Izraelit që nga përfshirja e vendit në përshkallëzimin e fundit të konfliktit me Iranin.
Sipas autoriteteve izraelite, në momentin e goditjes ndodheshin mbi 30 persona brenda strehës. Dy prej tyre humbën jetën brenda objektit, një u plagos, ndërsa shtatë të tjerë u vranë jashtë tij nga shpërthimi i fuqishëm. Forca e goditjes shkatërroi plotësisht sinagogën që ndodhej mbi strehë dhe la pas rrënoja të shumta në zonën përreth.
Mes viktimave ishte edhe Oren Katz, baba i katër fëmijëve, i cili po përpiqej të mbyllte derën e përforcuar të strehës kur ndodhi shpërthimi. Familja Biton humbi tre fëmijë – Sarah (13), Avigail (15) dhe Yaakov (16). Një tjetër viktimë ishte Gabriel Baruch Revah, 16 vjeç. Gjithashtu u vranë Sara Elimelech dhe vajza e saj Ronit, si dhe Bruria Cohen me djalin e saj Yossi.

Tre vëllezër e motra, Yaakov, Avigail dhe Sarah Biton, u vranë të gjithë pasi një raketë iraniane goditi një sinagogë
Lt. Col. Oded Revivi, i cili udhëhoqi operacionin e kërkim-shpëtimit, deklaroi se megjithë dëmet e mëdha, shumica e personave që ndodheshin në strehë arritën të mbijetojnë. “Asnjë strehimore nuk ofron 100% siguri. Kjo strukturë është ndërtuar mbi 50 vjet më parë dhe nuk përmbush standardet moderne të mbrojtjes”, tha ai nga vendngjarja.

Top Channel