Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh grupin parlamentar, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje për presidentin e radhës, por…

03/03/2026 14:45

Pas takimit të Lumir Abdixhikut me kryeministrin Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur grupin parlamentar.

Në përfundim të saj, zëdhënësi i partisë, Besjan Mustafa deklaroi se LDK-ja është e gatshme për marrëveshje politike por thotë se duhet të diskutohen parimet e saj. Deri më tani thotë se nuk ka marrëveshje, derisa nuk përjashton takime të tjera mes LDK-së dhe LVV-së.

Ndërkohë që qarkullon informacioni i pakonfirmuar që Glauk Konjufca do të jetë kandidat i LVV-së për president, Mustafa i LDK-së nuk ka dhënë qëndrimin e tij për këtë kandidaturë.

Top Channel