E shtunë, 24 Tetor 2020
21:59
Të kthesh kokën nga e shkuara për të kuptuar të ardhmen e Mirditës, n’Katund të Vjetër ndodh çudia

Cikli emisionit Fshatrat e Shqipërisë, në Top Channel i transmetuar çdo të shtunë në orën 17:00 dhe nga e hëna në të premte në kanalin e Top News në orën 16:00 çdo ditë, po tërheq vëmendjen e gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit duke kuptuar se sa e çmuar është Shqipëria dhe se si turizmi në fshatrat tonë po kthehet në eksportin më të madh.

21:54
Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste

Misioni diplomatik amerikan në Turqi paralajmëron shtetasit e saj për sulme të mundshme terroriste

21:47
Reklamat në Times Square/ Ivanka Trump e Jared Kushner padisin grupin që i akuzon për indiferencë ndaj vuajtjeve të SHBA prej Covid-19

Jared Kushner dhe Ivanka Trump kanë kërcënuar sot se do të hedhin në gjyq grupin anti-Trump, Lincoln Project, nëse ata nuk heqin dy ‘billborde’ masive nga sheshi Times Square në New York, ku dy këshillarët e Shtëpisë së Bardhë akuzohen për “indiference” ndaj amerikanëve që vuajnë dhe vdesin nga Covid-19.

21:29
“Nuk vij dot në emision” Biseda mes Luana Vjollcës dhe Capital T para “Shiko Kush LUAN” është EPIKE!

Në hapje të puntatës së pestë të “Shiko Kush LUAN”, moderatorja dhe autorja Luana Vjollca ndau me publikun një moment nga biseda e saj me Capital T pak para emisionit.

21:21
Jep dorëheqje trajneri i skuadrës së Superligës së Kosovës

Klubi futbollistik Drenica përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se trajneri i kësaj skuadre, Fadil Rama, e ka liruar postin pas rezultateve jo të mira në këtë fillim të kampionatit të ri.

21:16
Nuk ndalen serbët, përveç protestës shkaktojnë edhe incident në festivalin “Mirëdita, dobar dan”

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” u hap në Beograd, teksa forca të shtuara të sigurisë ruajtën objektin ku po mbahet festivali, pasi qindra protestues e kundërshtuan këtë ngjarje kulturore. Ky festival ia prezanton publikut skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës. Festivali mbahet që nga viti 2014 dhe atë e organizon Iniciativa e të rinjve për të […]

21:12
Njerëzit më inteligjentë, më të rrezikuar nga sëmundjet mendore/ Studimi

Idea se njerëzit më inteligjentë janë disi më të rrezikuar nga çrregullimet mendore është pasqyruar gjerësisht në filma e romane, por tashmë stereotipi shoqëror i ‘gjeniut të torturuar’ po gjen edhe mbështetje shkencore.

21:09
(Fotot) Nga e hëna devijohet qarkullimi tek ‘Shqiponja’/ Ja rruga që duhet të ndiqni për të hyrë ose dalë nga Tirana

Nga e hëna qarkullimi i automjeteve në sheshin ‘Shqiponja’ do të devijohet kështu.

21:00
Luana Vjollca dhe Capital T premtojnë thyerje rekordi mbi rekorde sonte në “Shiko Kush LUAN”

Pas katër puntatash mjaft të suksesshme “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën vazhdon të thyejë rekorde shikueshmërie, por mbrëmjen e sotme këtë premtim e jep dhe Capital T.

20:37
Man.United – Chelsea, nuk ka fitues në “Old Trafford”

Ka përfunduar pa gola ballafaqimi ndërmjet Manchester United dhe Chelseat, që ishte ndeshja kryesore e kësaj jave në kampionatin anglez, Premier League.

20:33
Ariu i egër gjigand i bashkohet piknikut të familjes që bë foto me të (video)

Një familje në Maryland të SHBA, kaloi një kohë mjaft të këndshme në piknikun e tyre në natyrë edhe pse një ari i zi i egër u bashkua me ta për vaktin e ngrënies, dhe skena u kap e gjitha në video.

20:10
Zvicra në rast fluksi nga Covid-19, do t’i mohojë spitalin personave mbi 85 vjeç

Në kohën që po shtohen së tepërmi rastet e reja me koronavirus, në Zvicër po flitet sërish për protokollin mjekësor për të përballuar një mbipopullim të mundshëm të terapisë intensive.

20:05
Veliaj: PD si Big Brother/ Kryebashkiaku komenton zgjedhjen e kandidateve: Po ndjekin politikën e përjashtimit

Nga Dajti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj riktheu në vëmendjen e qytetarëve renë e madhe të tymit që krijohej nga mos menaxhimi i mbetjeve në Sharrë, gangrenë mjedisore me kosto të lartë shëndetësore për çdo banor të kryeqytetit.

19:51
COVID-19, Italia drejt kufizimeve më të rrepta

Ndërkohë që rastet e infektimit COVID-19 po rriten në të gjithë Italinë dhe jo vetëm në rajonin e Campania-s, qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte është nën një presion në rritje për të ndërmarrë veprime më të rrepta për frenimin e virusit.

19:48
Si u bë milioner dhëndri i Berishës/ Skema që drejtoi për privatizimin e tokës së kompleksit Partizani

Jamarbër Malltezi është aktualisht një nga pronarët e kompanive të ndërtimit të banesave me të mëdha në vend. Po si u bë i apasionuari pas mjedisit dhe natyrës një pronar i madh ndërtimesh betoni hekuri dhe tullash. Top Channel ka zbardhur rrugëtimin e pasurimit të Malltezit.

19:47
Korea e Veriut përforcon ushtrinë në kufijtë/ Urdhëron zjarr ndaj çdo njeriu apo kafshe

Korea Veriut raportohet së fundmi se ka shtuar trupat ushtarake në veri në kufi me Kinën, dhe në kufirin jugor me Korenë e Jugut, duke urdhëruar të hapet zjarr ndaj çdo njeriu apo kafshe, me justifikimin e ndalimit të përhapjes së koronavirusit.

19:38
Ndodh në Holandë, Ajaxi fiton me rezultat të pabesueshëm

Në kampionatin holandez, Eredevize, sot po zhvillohen ndeshjet e xhiros së gjashtë.

19:25
Mbyllen përkohësisht kinematë e rrjetit të dytë më të madh në SHBA

Kompania që menaxhon rrjetin e dytë më të madh të kinemave në shtetet e Bashkuara po mbyll për një kohë të pacaktuar 536 kinema në vendndodhje të ndryshme, ndërsa shfaqja e filmave të rinj po shtyhet dhe njerëzit ngurrojnë të shkojnë në kinema nga frika e infektimit me koronavirus.

19:16
Sëmundja misterioze e diplomatëve/ SHBA shpall të dyshuar kryesor Rusinë

Zyrtarë të lartë në SHBA kanë thënë se Rusia dhe presidenti Vladimir Putin konsiderohen si të dyshuar kryesorë për episodet kur dhjetra diplomatë amerikanë janë sëmurur në mënyrë misterioze në Moskë, Kinë dhe disa vende të tjera, me simptoma të ngjashme me ato të bombardimit me radiacion mikrovalësh.

19:07
Fier/ Makina shkrumbohet nga flakët në ecje e sipër

Fier- Sot rreth orës 17:50, aksin rrugor Fier-Vlorë, në ecje e sipër ka marrë flakë automjeti tip “Reno” me drejtues shtetasin A.X., 28 vjeç, banues në Novoselë, Vlorë.

18:50
​Koeman i nervozuar pas humbjes nga Reali, ja kujt ia drejton kritikat

Barcelona ka pësuar disfatë të hidhur në “El Clasico” kundër Real Madridit duke u mposhtur në “Camp Nou” me rezultat 1-3, raporton KosovaPress.

18:41
Rama takim me kryeministrin e Sllovenisë: Ja për çfarë diskutuam

Kryeministri Edi Rama, së fundmi është takuar me homologun e tij në qytetin e Bled, Slloveni këtë të shtunë.

18:38
Masakra e fokave në Namibi/ 12 mijë këlyshë të parakohshëm të vdekur në breg

Studiuesi Naude Dreyer i grupit mjedisor Ocean Conservation Namibia thotë se grupi i tij po bën analiza për femonenin e frikshëm të lindjeve të parakohshme dhe shton se mund të jetë efekt i ndryshimeve klimatike apo një kombinim faktorësh të faunës lokale detare e tokësore.

18:27
Pompeo takon ministrat e Jashtëm të Azerbejxhanit dhe Armenisë, dy vendet vazhdojnë luftimet

Forcat e Azerbajxhanit dhe armenëve vazhduan luftimet në Nagorno-Karabak më 24 tetor, një ditë pasi ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve u takuan me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo në Uashington për të diskutuar se si të zgjidhet konflikti me dekada i gjatë.

18:06
Rivendosja e shtetrrethimit/ Video spektakolare të përleshjes së protestuesve me policinë në Napoli

Protestuesit në Napoli kundërshtuan oraret e vendosura të shtetrrethimit duke shkatërruar automjetet e policisë, në ditën e parë të rikthimit të kufizimeve nga kryebashkiaku.

18:00
Familja e qethi sepse vajza dashuronte një serb, dëbohen nga Franca boshnjakët

Autoritetet franceze kanë dëbuar një familje nga Bosnja dhe Hercegovina pasi ata kishin rrahur vajzën e tyre dhe ia kishin qethur flokët vetëm për shkak të vendimit të saj, që të martohej me një serb. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme Franceze, njoftoi Reuters.

17:58
Reali fiton “El Clasicon” dhe blindon kreun e tabelës

Real Madridi ka dalë triumfuese nga “El Clasico” e parë e këtij edicioni, e zhvilluar të Shtunën në “Camp Nou”, me rezultat 1-3.

17:54
Veliaj mesazh për gratë e PD dhe LSI, ironizon Kryemadhin: “I keni edhe ju 9 dhoma e 9 banjo për 9 mace?!”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar sot kryetaren e LSI, Monika Keryemadhi në lidhje me supervilën e saj në Gjirin e Llazit.

17:49
Genoa – Inter, formacionet zyrtare, sërish ndryshime nga Conte

Genoa – Inter, formacionet zyrtare, sërish ndryshime nga Conte

17:49
Ora kthehet prapa në fundjavë/ Shpjegimi dhe historia e kursimit të ditës

Megjithëse ndodh vetëm dy herë në vit, të lëvizësh para dhe prapa akrepat e orës mund të jetë ngatërruese për ata që nuk janë mësuar.

17:43
KFOR-i dhuron konteinerë të përkohshme që ndihmojnë testimin Covid-19

Misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë dhuroi dy kontejnerë në hapësirat shëndetësore të vendosura në Graçanicë dhe Llapnasellë.

17:34
Parti të re? Topalli flet për shpresë: Do mbështes çdo lëvizje në progres të vendit

Jozefina Topalli u shkëput  nga jeta aktive politike pas përjashtimit nga Lulzim Basha në listat e 2017. 

17:17
“Macron ka nevojë për trajtim mendor”/ Erdoğan: Evropa me frontin kundër muslimanëve po përgatit fundin e saj

“Nëse vendet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global të ristrukturuar politikisht dhe ekonomikisht, ata duhet të shpëtojnë sa më parë nga kjo sëmundje e islamofobisë”, tha Erdoğan

17:15
Majmuni në tryezën e operacionit, mes fotove spektakolare të kompeticionit Fotografi i Vitit 2020 (galeri+koment)

Këto foto spektakolare të botës së egër ishin finalistet e konkurrimit Fotografi i Vitit 2020 në Evropë.

17:05
Vazhdojnë luftime të ashpra në rajonin Nagorno-Karabakh

Vazhdojnë luftime të ashpra në rajonin Nagorno-Karabakh; vazhdojnë gjithashtu edhe shkëmbime akuzash mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për goditje me artileri në zona të banuara.

16:44
SHBA, rekord i ri në infektimet ditore me koronavirus

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një rekord të ri ditor nga numri i rasteve të reja me koronavirus, duke rritur shqetësimin për një përkeqësim të pandemisë me afrimin e stinës së ftohtë.

16:25
Kosovë/ Mbi 47 mijë gjoba për mosrespektim të ligjit anti-Covid

Ka më shumë se një muaj prej hyrjes në fuqi të Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19, e për moszbatim të masave anti-COVID, Policia e Kosovës ka gjobitur mbi 47 mijë qytetarë të Kosovës. Më pak gjoba janë shqiptuar nga Inspektorati Sanitar, ku vetëm në muajin shtator janë dënuar 110 qytetarë dhe rreth 80 biznese.

16:20
Dy gola të shpejtë në “El Clasico”

Janë realizuar dy gola të shpejtë në Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës pas vetëm pesë minutave lojë trë zhvilluara në “Camp Nou”.

16:15
Veliaj: Zhdukëm renë e tymit të djegies së mbetjeve në Sharrë, e bëmë më shpejt, më lirë dhe më mirë

Nga Dajti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj riktheu në vëmendjen e qytetarëve renë e madhe të tymit që krijohej nga mosmenaxhimi i mbetjeve në Sharrë, gangrenë mjedisore me kosto të lartë shëndetësore për çdo banor të kryeqytetit.

16:12
Debati Trump-Biden u pa nga 63 milionë amerikanë

Janë rreth 63 milionë shikuesit që panë duelin e dytë dhe të fundit televiziv midis rivalëve për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Joe Biden, sipas rezultatit të kompanisë të sondazheve ”Nielsen”.

16:04
COVID-19/ 302 raste të reja! Shënohen sërish viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1329 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

15:52
Man. City ngec ndaj West Ham, nuk arrin t’i bëjë dy fitore radhazi

Manchester City nuk po arrin dot t’i bëjë dy fitore radhazi në kampionat, pasi mesditën e sotme nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën londineze ndaj West Ham.

15:48
Pompeo takon ministrat e Jashtëm të Azerbejxhanit dhe Armenisë- vazhdojnë luftimet

Forcat e Azerbajxhanit dhe armenëve vazhduan luftimet në Nagorno-Karabak më 24 tetor, një ditë pasi ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve u takuan me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo në Uashington për të diskutuar se si të zgjidhet konflikti me dekada i gjatë.

15:48
Parashikimi i shkencëtarëve/ Ja ç’ndodh pas Covid-19!

Pasojat psikologjike të pandemisë së koronavirusit do të jenë të mëdha paralajmërojnë shkencëtarët.

15:41
Maskat nëpër rrugë/ Vendimi i qeverisë, reagojnë grekët

Masat e reja kundër koronavirusit kanë hyrë ne fuqi në Greqi, përfshire këtu dhe detyrimin e mbulimit të fytyrës si në ambientet e brendshme, ashtu edhe ato të jashtme.

15:39
Një vit në luftë me tumorin/ Historia e gruas nga Lezha, e prekur prej kancerit të gjirit

Prej një viti, Ela po përballet me situatën më të rëndë të jetës së saj që kur zbuloi se kishte tumor në gji. 

15:34
Në shtator u shtuan aksidentet/ 16 aksidente dhe 4 viktima më shumë se shtatorin e 2019-ës

Pavarësisht masave të marra, aksidentet rrugore kanë shënuar rritje gjatë shtatorit të këtij viti.

15:30
Zbatimi i masave anticovid/ Policia vendos 690 gjoba në 24 orët e fundit

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Po gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.

15:30
Plehrat mbuluan liqenin e Komanit/ Mbeturinat bëhen problem edhe për hidrocentralin

Kjo është fatura e sezonit turistik veror që u mbyll në liqenin e Komanit.

15:24
Riparohen pallatet e dëmtuara/ Në Durrës nis ndërhyrja në hapësirat e përbashkëta

Ka nisur në Durrës, puna për rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në nivelet DS1-DS2-DS3. Punimet po kryhen në lagje të ndryshme të qytetit dhe zonën e Shkëmbit të Kavajës. 

15:23
Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare të El Clasicos

Ka ardhur momenti për El Clasicon e parë për edicionin 2020/2021 mes Barcelonës dhe Real Madridit.

15:21
Rindërtimi, 218 milionë euro/ Përcaktohet fondi në buxhetin e shtetit për vitin 2021

“Rindërtimi është një nga zërat që ka marrë një vëmendje të konsiderueshme jo vetëm në buxhetin aktual, por edhe në atë të planifikuar për vitin e ardhshëm. Një proces i cili pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e punësimit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë gjatë 2021.”

15:17
Itali, ushtarakia e re padit forcat ajrore për dhunë ekstreme në ceremoninë e pranimit (Video+foto)

Një kadete e re e forcave ajrore italiane ka paditur tetë rreshterët e saj për plagosje gjatë ritualit të pranimit ku u përplas me kokë ndaj krahut të aeroplanit, u godit me thupra në kurriz dhe u hodh në pishinë me rroba.

15:17
Kapet me 3 kg kanabis 50 vjeçari nga Berati, po i transportonte drejt Greqisë nga kufiri i gjelbër

Një person është arrestuar gjatë kësaj të shtune (24.10.2020) nga Policia Kufitare.

15:16
Skandali/ Kacifas kujtohet si Hero… Prifti i Bularatit: U sakrifikua për të na hapur sytë

Kostandinos Kacifas është përkujtuar në një meshë private në Bularat, 2 vjet pas vdekjes së tij.

15:10
SPAK shpëton policët e kufirit/ U kapën në Durrës me euro në xhepa. Policia i akuzoi për ryshfete

SPAK del kundër arrestimit të gjashtë oficerëve të Policisë Kufitare Durrës, të cilët një vit më parë u panë si të korruptuar, teksa po ushtronin detyrën në terminalin e pasagjerëve.

15:08
Kosovë/ 2 viktima dhe 166 persona me Covid në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar dy viktima dhe janë shënuar edhe 166 raste të reja me COVD-19 në Kosovë, kurse 55 persona janë shëruar.

15:04
Meta i dha shtetësi falsifikatorit/ Futbollisti u kap në Rinas me leje qëndrimi false. Pret dënimin nga gjykata

Presidenti Meta i dha nënshtetësinë shqiptare Ganezit Kobinës, lojtar i ekipit të Tiranës në një kohë kur atij i kishte skaduar viza shqiptare dhe nuk kishte leje qëndrimi në Shqipëri.

15:03
Fonseca ngre në qiell Kumbullën: Kam besim te ai, do ta ndalë Ibran

Milan do të jetë kundërshtar i Romës në derbin e xhiros së pestë në Serie A.

15:01
“Të padëshiruarit” e PD-së/ Komisioni “Ruli” skualifikon një të tretën e ish-deputetëve

13 deputetë, preferencë e Lulzim Bashës në listën e 2017-ës nuk duhet duhet të garojnë me në  zgjedhjet e 25 prillit, në logon e PD-së,  sipas Komisionit  të Vlerësimit të Kandidatëve.

14:51
Vazhdojnë luftime të ashpra në rajonin Nagorni-Karabak

Vazhdojnë luftime të ashpra në rajonin Nagorni-Karabak. Vazhdojnë gjithashtu edhe shkëmbime akuzash mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për goditje me artileri në zona të banuara.

14:40
​Haradinaj: Shkarkimi i task forcës kundër korrupsion shkakton pasiguri juridike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shkarkimit të task forcës kundër korrupsion nga kryeministri Avdullah Hoti, duke thënë se shkakton pasiguri juridike.

14:39
“Halli i Lulit dhe i Monës…”/ Veliaj: PS fiton se u shërben me përulësi njerëzve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i bindur se Partia Socialiste do ta fitojë edhe një tjetër mandat qeverisës, pasi është e vetmja forcë që u shërben njerëzve me përulësi.

14:33
Bien abonimet në Netflix/ Zhgënjim nga filmi francez

Fitimet zhgënjyese të Netflix-it në këtë tremujor ishin rezultat i pakënaqësisë së disa të abonuarve, të cilët kanë zgjedhur te heqin dorë nga ky shërbim. Shkak I një lëvizjeje të tillë është bërë zemërata ndaj filmit polemizues francez, Cuties.

14:29
Në San Francisco të SHBA-së protestë kundër sulmeve të Armenisë ndaj civilëve

Në Kaliforni të SHBA-së qytetarët turq dhe azerbajxhanas zhvilluan protestë kundër pushtimit dhe sulmeve të Armenisë ndaj civilëve në Malësinë e Karabakut.

14:24
VIDEO/ “Mbathja”- Protestuesit italianë kundër masave anti-covid sulmojnë gazetarin, e ndjekin nga pas dhe…

Në Napoli, qindra italianë u ngritën në protestë mbrëmjen e djeshme, për të kundërshtuar masat anti-covid të miratuar nga qeveria, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksioni, ku nuk munguan edhe episodet e dhunës.

14:23
Rusi, arrin në afro 1.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.497.167, ndërsa bilanci i viktimave në 25.821.

14:21
Iran, shkon në mbi 32 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Me 335 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 32.320.

14:17
Ministri i Jashtëm slloven rezulton pozitiv me Covid-19

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus

14:10
“Mision i pamundur 7″/ Covid-19 mbyll sheshxhirimin!

Mision vërtet i pamundur është bërë sot shmangia e koronavirusit dhe këtë stafi i “Mission Impossible 7” e provoi vetë.

14:03
Luana Vjollca dhe Capital T premtojnë thyerje rekordi mbi rekorde sonte në “Shiko Kush LUAN”

Pas katër puntatash mjaft të suksesshme “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën vazhdon të thyejë rekorde shikueshmërie, por mbrëmjen e sotme këtë premtim e jep dhe Capital T.

14:01
“S’po na vret Covid-i, po na vrisni ju”/ Nuk durojnë kufizimet, napolitanët përleshen me policinë

“S’po na vret Covid-i, po na vrisni ju”; me këto thirrje, qindra vetë, shumica të rinj mbushën rruget e Napolit, të indinjuar nga masat e ashpra të marra me qëllim frenimin e pandemisë ne mesin e rritjes së ndjeshme të infektimeve.

14:01
Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Në ditën kur Organizata e Kombeve të Bashkuara shënon 75 vjetorin e themelimit, presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar se është koha që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.

13:50
Rrëfimi i Iniestës: Ronaldinho më telefonoi në 3 të natës për të më thënë se do shkojë te Reali

Sot në orën 16:00 luhet përballja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndërsa ish futbollisti i katalanëve, Andsres Iniesta kujton një ngjarje mjaft interesante, që lidhet me ish yllin brazilian të futbollit, Ronaldinho Gaucho.

13:49
FOTO/ Jennifer Lopez super seksi, shfaqet e kuruar në detaje në një takim biznesi në Hollywood

Ajo së fundmi e cilësoi ‘individualitetin’ si sekretin e suksesit të saj.

13:47
Nuk janë efekte speciale/ 15 fotografi reale, si të shkëputura nga një film Hollywood-i

Një e mijta e sekondës është shumë e shpejtë për t’u perceptuar nga syri i njeriut.

13:40
Tiranë/ Policia vendos 135 gjoba vetëm në 12 orët e fundit për parkime të gabuara

Vetëm gjatë 12 orëve të fundit, policia rrugore ka vendosur 135 gjoba në rrugën e Kavajës në Tiranë.

13:35
Veliaj prezanton projektet transformuese për zonën e Freskut, Thesarit dhe të Qesarakës: Së shpejti nis ndërtimi i shkollës së re

Pas zgjidhjes së problemit të ujit të pijshëm, që ishte një kërkesë disavjeçare e banorëve, Bashkia e Tiranës nis shumë shpejt punimet për rehabilitimin e rrugëve në zonën e Freskut, Thesarit dhe të Qesarakës.

13:26
Gjermania me rekord të ri rastesh me koronavirus, shtohen thirrjet për ndryshim të qasjes

Gjermania ka regjistruar më shumë se 50 raste me koronavirus për 100 mijë banorë në 7 ditët e fundit, ka njoftuar Qendra Kombëtare Epidemiologjike, përderisa janë shtuar thirrjet për ndryshim të qasjes.

13:19
‘Unaza e Madhe’/ Ndalohet qarkullimi tek ish-sheshi Shqiponja, ja si do të devijohet trafiku

Qarkullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja do të ndalohet për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.

13:16
SHBA dhe BE me mekanizëm të përbashkët të dialogut ndaj Kinës

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell hodhën hapin e parë të një procesi dialogu që parashikon ndjekjen nga afër të çështjeve lidhur me Kinën dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta, transmeton Anadolu Agency (AA).

13:15
“Proces i domosdoshëm”/ BKH-ja, Ambasada Amerikane uron kandidatët e kualifikuar. Raundi tjetër, eseja me shkrim

Përmes një postimi në Twitter, Ambasada Amerikane ka uruar kandidatët të cilët kanë mundur të kualifikohen në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit.

13:08
A është kjo Loredana? Fotoja që bukuroshja do të donte ta zhdukte

Këngëtarja Loredana, vazhdon të mbetet një nga emrat më të kërkuar në muzikën shqiptare.

13:00
24 fotografi domethënëse/ Para dhe Pas! Si ndryshon një grua kur bëhet nënë

Një fotografeje nga Lituania, Vaida Markeviciute-Razmislavice i lindi një ide e thjeshtë por tepër origjinale; të fotografonte disa gra, para dhe pasi të sillnin në jetë një fëmijë për herë të parë.

12:57
​Kosovë/ Dogji xhaminë në Magure të Lipjanit, arrestohet një palestinez

Një palestinez është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ditë më parë ia ka vënë zjarrin një xhamie në fshatin Magurë të Lipjanit.

12:55
Biden premton vaksinim falas kundër COVID-19

Kandidati demokrat që garon për president të SHBA-së, Joe Biden premtoi se vaksina e koronavirusit të ri (COVID-19) do të bëhet falas nëse ai zgjidhet.

12:52
Alkool, rebelim dhe bikini/ Gratë e shekullit të shkuar (FOTO)

Përpos stilit modern të të jetuarit dhe ndikimit të pashoq të teknologjisë, disa gjëra duket se nuk kanë ndryshuar aspak, krahasuar me një shekull më parë.

12:45
(Foto) Gjenden 7 kufoma brenda një dergesë që ishte nisur nga Serbia drejt Paraguajit

Trupat e dekompozuar në mnëyrë tragjike  të shtatë personave të cilët mund të jenë strehuar aty, u gjetën të premten brenda një dërgese plehrash që u largua nga Serbia tre muaj më parë, njoftuan autoritetet paraguaiane.

12:34
(Video) Rrëzohet aeroplani trajnues i marinës amerikane në Florida/ Dy të vdekur, një shtëpi përfshihet nga zjarri

Një aeroplan trajnues i marinës amerikane që u ngrit nga Florida u rrëzua të premten në një lagje rezidenciale në Alabama pranë Gulf Coast, duke vrarë të dy në bord, thanë autoritetet.

12:27
15 burra eksperimentuan me veten dhe u rezultoi super sukses!

Shpeshherë të duhet të humbasësh vetëm disa kilogramë dhe të ndërrosh modelin e flokëve për t’u dukur totalisht një tjetër njeri.

12:23
Udhëtim nëpër Karaburun/ Magjia e lundrimit në vjeshtë në gjiret e fshehura të gadishullit

Udhëtimet në perlat e natyrës sonë vazhdojnë edhe në vjeshtë. në jug të Karaburunit agjencia e zonave të mbrojtura në Vlorës organizoi një turne në pjesët më të fshehura të gadishullit.

12:20
Grabitet me armë vila e Luca Tonit, brenda ishin edhe fëmijët e ish sulmuesit

Ish kampioni i botës me Italinë dhe fituesi i Këpucës së Artë në sezonin 2005-2006, Luca Toni ka kaluar momente paniku të enjten në mbrëmje, pasi tre hajdutë të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur vilën e tij në Modenese.

12:14
Birësimet nga LGBTI/ Nismë për ndryshimin e ligjit në Shqipëri

Studimet tregojnë se komuniteti LGBTI (Lesbike, Gej, Biseksualë, Transgjinorë dhe Ndërseksuale) përbëjnë të paktën 3% të popullatës së një vendi. Që do të thotë që edhe Shqipëria nuk bën përjashtim.

12:08
Leja e re e qarkullimit, dokumentacioni thjeshtohet vitin e ardhshëm

Duke nisur nga viti 2021, të gjithë drejtuesit e mjeteve do të mund të pajisen me një leje të re qarkullimi, e miratuar së fundmi nga Ministria e Infrastrukturës.

12:04
Bylykbashi për Kodin Zgjedhor: “Vret” kandidatët e pavarur

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor me arsyetimin se janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me standardet evropiane, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi iu rikthye analizimit të Kodit, duke thënë se në formën e miratuar nga mazhoranca, ai nuk u krijon hapësira kandidatëve të pavarur.

12:03
Kërkesa e Merkel: Reduktoni kontaktet, takoni sa më pak njerëz

Para rritjes masive të numrit të infektimeve këtë javë në Gjermani, kancelarja Merkel sërish në videomesazhin e saj javor apeloi tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet që të përballohet përhapja e madhe e pandemisë.

11:55
“E provova vetë se ç’do të thotë”/ U infektua me Covid-19, Silva Bino bën thirrje: Kini kujdes!

“Covid-i ekziston, e provova vetë se ç’do të thotë ta kalosh Covid-in në formë të rëndë”, kështu është shprehur në një video-mesazh, ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino.

11:51
Hakimi negativ në të dytin test radhazi, udhëton me skuadrën drejt Genoas

Testet e kryera nga UEFA të mërkurën kanë dhënë rezultat të gabuar për anësorin maroken Achraf Hakimi, i cili u la jashtë ndeshjes me Borussia Monchengladbach, pasi rezultoi pozitiv.

11:46
Tiranë/ Plagosje, vjedhje, dhunë në familje, drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 8 persona

8 persona janë arrestuar gjatë kësaj të shtune (24.10.2020) nga Policia e Tiranës.

11:44
Pas suksesit në “La Casa de Papel”, ‘Profesori’ fiton një rol të ri

Alvaro Morte i “Money Heist” ka fituar një rol të ri në një projekt filmik.