Ministri austriak i Shëndetësisë: Vendi gjendet në fazën më të rëndë të pandemisë

13/01/2021 16:07

Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, pas zbulimit të variantit të ri britanik të koronavirusit në Austri ka vlerësuar se vendi i tij gjendet në fazën më të rëndë të pandemisë.

Për transmetuesin publik ORF, Anschober tha se qeveria këtë javë pritet të merr vendimin për zgjatjen e mundshme të izolimit, që ishte planifikuar të jetë në fuqi deri më 24 janar.

Sipas tij, tani gjithçka varet nga analiza  e situatës aktuale, pas shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit ndryshe i njohur si B.1.1.7.

“Kemi një problem të vërtetë”, ka shtuar Anschober duke theksuar se Austria ka tani një situatë që është e ngjashme në gjithë Evropën.

Top Channel