Në gjithë sistemi tonë arsimor janë 4600 fëmijë me aftësi ndryshe. Që nga prezantimi për herë të parë i figurës së mësuesit ndihmës, në vitet 2013-2014, numri i tyre ka ardhur në rritje.

Sot në sistemin arsimor shqiptar numërohen 1260 mësues ndihmës, që ndihmojnë në mbarëvajtjen e procesit mësimor, për nxënësit me nevoja të veçanta.

Xhuljeta Musaraj, Mësuese Ndihmëse: Në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame” janë gjithsej 2 mësues ndihmës për 10 fëmijë me nevoja të veçanta. Janë kryesisht fëmijë me autizëm. Duke patur parasysh që këta fëmijë e kanë të vështirë ta ndryshojnë rutinën, ne kemi punuar, si stafi ashtu edhe prindërit, për të krijuar një rutinë tjetër gjatë pandemisë dhe ta mbajmë të pandryshuar. Orët e reduktuara janë një problem, por kemi arritur ta menaxhojmë situatën e re. Puna ime shpërblehet kur një fëmijë flet dhe fillon bën gjëra vetë. Ta shohësh këtë përparim gjatë një viti shkollor është arritja më e madhe. Në fillim ishte e vështirë, nuk e fsheh, por tani jam e kënaqur dhe motivuar që punoj me fëmijët me nevoja të veçanta.

Vetëm këtë vit shkollor në shkollë krahas dy mësuesve ndihmës, janë atashuar pranë kësaj shkolle 9-vjeçare, një punonjës social dhe një mjek i përgjithshëm, të gjithë me kohë të plotë.

Top Channel