Një kalë deti i bardhë, mashkull, është filmuar ndërsa lind dhjetëra bebe…po, pikërisht kështu, një baba që lind…

Por në thelb, ndodh diçka tjetër. Kuajt e detit, femra, i depozitojnë vezët e tyre në një lloj xhepi në barkun e meshkujve, ku edhe vezët fertilizohen.

Më shumë se 100 bebe kuaj deti janë lindur në një akuarium në Sidnei, në kuadër të një programi shumimi që synon të ndihmojë kuajt e bardhë të detit, që klasifikohen si specie e rrezikuar. Programi i shumimit është një bashkëpunim mes akuariumit të Sidneit, Sea Life dhe universitetit të teknologjisë së Sidneit. Pasi kuajt e detit rriten deri në një masë të caktuar, ata lëshohen nga kërkuesit në det, me shpresën se do të vazhdojnë shumimin, për të shpëtuar specien.

Top Channel