Vijon të rritet numri i rasteve me Covid në Nigeri. Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1.270 raste të reja me, ndërsa një ditë më parë u regjistruan 1.244 raste të reja, duke e çuar numrin total të përgjithshëm në 102.601 raste.

Sipas Qendrës nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.373.

Shteti rajonal më i prekur është Lagos, i ndjekur nga Territori i Kryeqytetit Federal.

Agjencia shëndetësore tha se numri mesatar i rasteve të përditshme me COVID-19 në javën e parë të janarit ishte më i lartë se në javën e fundit të dhjetorit të vitit 2020, dhe iu bëri thirrje nigerianëve që gjithmonë të mbajnë maskë dhe të lajnë duart rregullisht.

“Këto 100 mijë raste nuk janë vetëm numra, mbi 1.000 vdekje të regjistruara janë njerëz, vdekjet e të cilëve do të ndjehen thellë”, tha kreu i NCDC, Chikëe Ihekëeazu. “Përgjigja fillon dhe mbaron me nigerianët”, theksoi ai.

Për të ndaluar përhapjen e infeksionit, të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë që arrijnë në vendin e Afrikës Perëndimore duhet të kryejnë test të detyrueshëm të PCR-së katër ditë para nisjes.

Top Channel