Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës 19/11 00:00
Agron Duka është aleati i parë i Partisë Demokratike i cili mbyll negociatat për zgjedhjet e 25 Prillit me Lulzim Bashen.
Në një intervistë ekskluzive për Top Channel pasi doli nga selia blu, kryetari i Partise Agrare Ambientaliste konfirmon se marrveshja e arritur parashikon që ai të renditet në një vend fitues në listën e opozitës në Durrës, ndërsa PAA të ketë përfaqësim në të gjithë qarqet e vendit.
Detaje më shumë për prapaskenat se si u përmbyllen negociatat e vështira me përfaqësuesit e Partisë Demokratike pas ultimatumit të tij publik do i mësoni në intervistën që gazetarja jonë Elda Menga ka realizuar me kreun e PAA-se Agron Duka që do transmetohet në edicionin kryesor të lajmeve.
Top Channel