Të dhënat do të zbulojnë të vërtetën e koronavirusit, pritet deklarata ‘bombë’ e Mike Pompeo

13/01/2021 11:20

Veprimi i fundit i administratës në largim të Donald Trump do ti referohet koronavirusit dhe të dhënave në lidhje me laboratorin në Wuhan.

Zyrtarët e lartë të Washingtonit thanë se Sekretari i Shtetit në largim, Mike Pompeo do të dalë me “dëshmi tronditëse”, por nuk e përcaktuan ditën apo orën.

Ata thanë se do të shfaqë prova të sakta se SARS-CoV-2 nuk doli nga lakuriqët e natës, pangolinët apo specie të tjera. Pompeo do të deklarojë se virusi u krijua nga shkencëtarët në Institutit të Virologjisë së Wuhanit, për të cilën kinezët dhe ekspertët e huaj kanë paralajmëruar për kushtet e dobëta të sigurisë për vite me radhë.

Burime pranë Zyrës së Jashtme Britanike konfirmoi për ‘Mail Online’ se presin pretendime nga Uashingtoni, por ata i hodhën poshtë paraprakisht, duke thënë “të gjitha provat e besueshme shkencore nuk tregojnë të dhëna për një burim nga laboratori”.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Boris Johnson mbështeti teorinë që virusi infektoi së pari njerëzit në tregun e Wuhanit, pasi pangolinat përhapën sëmundjen.

Top Channel