Kompania që do ndërtojë spitalin/ “YDA Group” ka ndërtuar 6 spitale të reja në Turqi, do punojë në Fier

13/01/2021 15:22

Përfaqësuesit e YDA GROUP kanë mbërritur në Shqipëri për të ndërtuar spitalin rajonal të Fierit.

YDA GROUP me qendër në Ankara dhe degë në disa vende të botës është themeluar në vitin 1954.

Kjo kompani  ndër vite, është përfshirë në ndërtimin e disa aeroporte si ato të Dalamanit, Turkistanit përfshi projektimin e zbatimin e ndërtimit të qendrës së shërbimeve dhe riparimeve të avionëve në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit.

Në portofolin e ndërtimeve të përfunduara përfshihen edhe ato të 6 spitale në Turqi. Dy prej tyre me 300 dhe 350 shtretër përfshi një tjetër spital pediatrie e maternitet.

Edhe ndërtimi stadiumit Hasan Doğan është një tjetër ndërtim që mban firmën e YDA GROUP.

Sakaq kjo kompani është përfshirë edhe një tjetër projekt zhvillimor të Ankarasë në një hapësirë prej 330 mijë m2 katrorë ku ka nisur ndërtimi i 50 blloqeve banimi me 5.300 apartamente.

YDA GROUP  u përzgjodh nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan për të ndërtuar brenda 3 muajve spitalin rajonal të Fierit. Pa humbur kohë puna do të nisë me ndërtimin e infrastrukturës së brendshme e më pas godinën e spitalit. I gjithë ndërtimi do të udhëhiqet nga inxhinierët turq të YDA GROUP por do të 30 % e punëtoreve do të jenë shqiptarë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel