Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 389.865 pacientë, prej të cilëve 4.401 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

SHBA vijon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 227.089, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23.379.158.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13,82 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 275,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,8 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.016 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,49 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,19 milionë.

 

Top Channel