E enjte, 03 Shtator 2020
16:46
Ku “i dhemb” Putinit/ Gjermanët: Të bllokohet Nord Stream 2!

Angela Merkel po përballet me presione në rritje për të rishikuar planet e gazsjellësit Nord Stream 2, i cili do të çojë gaz nga Rusia në Gjermani, pasi vetë kancelarja gjermane e pohoi se kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny u helmua me një agjent nervor të stilit sovjetik.

16:42
9 jetë të humbura në Kosovë/ Maqedoni, asnjë vdekje nga Covid-19

9 vdekje janë shënuar në Kosovë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ka një rënie të infektimeve të reja, që këtë radhë ishin 78.

16:38
Paralajmërimi i Gjukanoviçit: Po ringjallet projekti serb!

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç deklaron se projekti “Serbia e Madhe” është ringjallur.

16:37
​863.679 viktima dhe më shumë se 26 milionë të infektuar në botë me COVID-19

Pandemia e koronavirusit ka marrë të paktën 863,679 jetë në të gjithë botën që kur sëmundja shpërtheu në fund të dhjetorit në Kinë, sipas të dhënave më të fundit të AFP-së të enjten dhe ka infektuar më shumë se 26 milionë njerëz.

16:36
Hoti para takimit në Uashington: Sot mund të arrihet marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Serbinë

Delegacioni i Kosovës i prirë nga kryeministri Avdullah Hoti është nisur nga vendi ku po qëndrojnë në Uashington, drejt Shtëpisë së Bardhë, ku do të takohen me delegacionin e Serbisë, të ndërmjetësuar nga ambasadori Grenell.

16:35
Financimi i OBSH-Së/ Trump, përplasje me Kongresin

Administrata Trump po planifikon të shkurtojë detyrimet e anëtarësimit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, një lëvizje kjo e diskutueshme ligjërisht që do të sfidohet nga Kongresi amerikan.

16:32
Tiranë/ Bie nga lartësia punëtori, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë.

16:26
​Policia gjen trupat e pajetë të 5 fëmijëve në qytetin gjerman Solingen

Policia gjermane gjeti trupat e pesë fëmijëve në një ndërtesë në qytetin perëndimor të Solingen, raportoi Focus në portalin e saj, duke cituar një zëdhënës të policisë.

16:13
Veliaj: Basha të garojë në Tiranë/ “Të ballafaqohet me punën që ka bërë në bashki”

Kryetari i baskisë, Erion Veliaj ishte sot në Shkozë, ku po rehabilitohet blloku “Disha” dhe po rikonstruktohen 38 rrugë, rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve, vendosja e ndriçimit LED, si dhe trotuare.

16:09
Gjyqi i mësueses/ 15 vjeçari u përfshi në lidhjen e ndaluar me të për të tërhequr vëmendjen e ish-të dashurës

Adoleshenti zemërthyer në qendër të gjyqit të mesueses 33 vjeçare të akuzuar për aktivitet seksuale me të mitur, tha sot se kishte nisur historinë për të tërhequr vëmendjen e ish-të dashurës që e kishte lënë.

16:07
Skënderbeu, Abazoviç kërkon falje/ Për mediat shqip të Ulqinit thotë se është krenar që është shqiptar

“Nëse historia lexohet në mënyrë të drejtë, ju duhet ta dini se nëna e Skëndërbeut ishte sllave, gjegjësisht serbe, po ashtu edhe babai”, këtë deklaratë, Dritan Abazoviç e ka thënë në gjuhën serbe në një televizion serb.

16:04
Bilanci për 24 orët e fundit! MSH: 5 viktima dhe 116 raste të reja nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 5 viktima dhe 116 raste të reja nga covid-19.

15:59
42 vite nga lindja e një filmi/ “Koncert në vitin ‘36” filmi që nuk u “dëmtua” nga koha

Këtë vit filmi “Koncert në vitin ‘36” mbush 42 vjeç, që përkon edhe me përvjetorin e 75 të lindjes së regjisorit Saimir Kumbaro.

15:55
Mbledhja në Minsk, Superliga drejt shtyrjes

Superliga me shumë gjasa do të shtyhet. Nga mbledhja në Minsk mes presidentëve të Superligës, Top Channel mëson se nën praninë edhe të Presidentit të FSHF, Armando Duka, po diskutohet mundësia e vazhdimit të bojkotit.

15:46
E kapi makineria e fabrikës, ndërron jetë 35-vjeçari në Kamëz

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fabrikë në qytetin e Kamzës, ku për pasojë e një incidenti në punë ka ndërruar jetë një 35-vjeçar.

15:41
Digjen pyjet në Korçë/ Zjarri ka dëmtuar shumë hektarë në zonën e Vithkuqit

Një masiv pyjor në zonën e Vithkuqit është përfshirë nga flakët, ndërsa mbi 15 ha pisha dhe bimësi të ulët është sipërfaqja e dëmtuar deri tani.

15:41
Manastirliu jep lajmin e mirë, ja sa qytetarë e kanë mundur koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë për sa i përket bilancit të Covid-19.

15:35
Punëtorët e naftës duan pagat! Protesta para Uzinës së Ballshit, përplasen me policinë

Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit protestojnë për 22 pagat e munguara, nënshkrimin e kontratës individuale me punëdhënësin dhe rifillimin e punës në uzinë.

15:27
Pacienti me Covid hidhet nga dritarja/ Ngjarja e përsëritur te Sanatoriumi, 65-vjeçari nga Klosi humbi jetën

Mbrëmjen e së mërkurës, këtu në Sanatoriumin e Tiranës, një 65-vjeçar nga Klosi i dha fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit.

15:24
166 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, asnjë viktimë

166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup, respektivisht 46, në Kumanovë 17, Shtip 13, Prilep 12, Tetovë 11.

15:21
“Nuk fiton dot zgjedhjet pa krimin” PD: Rama krah për krah me deputetin e larguar nga ligji i dekriminalizimit

Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partitë Demokratike ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ky i fundit ka sfiduar ambasadoren e SHBA duke dalë krah për krah me deputetin e larguar nga ligji i dekriminalizimit.

15:20
Hashash me domatet në oborr/ Tiranë, nëna e tre djemve të arrestuar tregon pse djemtë mbollën drogë

Kushtet e vështira të shkaktuara nga pandemia e Covid-it po sjellin një fenomen të ri, ku qytetarë që në të shkuarën e tyre nuk kanë patur lidhje me krimin, po shfrytëzojnë bahçet e shtëpisë, në të cilat së bashku me perimet e stinës kultivojnë edhe kanabis sativa.

15:12
Edi Rama për TCH: Fushata elektorale, ministrat që lodhen shkojnë në stol rezervë

Gjatë qëndrimit në qytetin e Vlorës kryeministri Rama foli për Top Channel edhe për çështje që lidhen me ndryshimet e mundshme në qeveri, apo arsyen se përse një pjesë e ministrave nuk do jenë në drejtimin e fushatës në qarqe. 

15:11
Reagon Agim Çeku pas ftesës nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

15:10
Covid-19 shtoi depresionin/ Psikologët: Të sëmurët duhet të komunikojmë me familjen

Në më pak se një muaj, një djalë 29-vjeçar dhe një zotëri 65 vjeç i dhanë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa e Sanatoriumit, Spitali Covid 2, ku ishin shtruar për shkak, se ishin infektuar.

15:09
Kosovë/ Rënie e ndjeshme e rasteve të reja, por 9 të vdekur me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive.

15:04
Festojnë 60-vjetorin e martesës, fotot e dhëndrit e nuses që do ju lënë pa fjalë

Kush e di sekretin e formulës për një martesë të gjatë dhe të lumtur? Një çift nga Nebraska me siguri e di shumë mirë.

14:56
Sy hipnotizues! Fotografi të magjishme/ Nën fokusin e artistit turk, portrete fëmijësh

Abdullah Aydemir, një fotograf nga Stambolli është i mendimit se mbarë universi mund të fshihet në sytë e një fëmije.

14:51
Greqia, lëvizje për reduktimin e fondeve europiane për Turqinë

Në një kohë kur tensionet greko-turke janë përshkallëzuar rrezikshëm, europianët vazhdojnë të “financojnë” Turqinë, ankohet shtypi grek.

14:45
Kroaci, rekord i ri prej 369 rastesh me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 369 raste të reja me koronavirus.

14:43
​Haradinaj-Stublla: Kosova në Shtëpinë e Bardhë si shtet sovran, Serbia duhet të ndihet e turpëruar

Shefja e diplomacisë së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla është deklaruar para takimit të palës kosovare me atë serbe me ndërmjetësimin e emisarit amerikan për procesin e dialogut Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë.

14:35
I njëjti fustan por mund ta vishni në 4 mënyra të ndryshme, stilistja që bën “mrekulli” (FOTO)

Stilistja Oyinda Akinfenwa nga Nigeria ka marrë vëmendjen e shumë personave, pasi krijon fustane të mrekullueshme të cilat mund të vishen në mënyra të ndryshme për t’iu përshtatur gjendjes suaj shpirtërore apo edhe ambientit ku do shkoni.

14:23
Thaçi: Inkurajoj delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm për paqen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së emisarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, i cili tha se Kosova dhe Serbia meritojnë shansin për të krijuar një ekonomi gjallëruese.

14:22
Nga Kim Kardashian te Kylie Jenner, nënat që shpenzojnë miliona për veshjet e njëjta me fëmijët (FOTO)

Personazhet e njohura të ekranit duket se kanë nisur një sfidë në rrjetet sociale gjatë vitit 2020, pasi publikojnë fotografi ku shfaqen të veshura njësoj me fëmijët e tyre të vegjël.

14:19
‘Kosova dhe Serbia meritojnë ekonomi gjallëruese’, Grenell: Jam i përqendruar tek të rinjtë që duan punë dhe lidhje me Perëndimin

Para fillimit bisedimeve të paralajmëruara mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell ka thënë se populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizimin ekonomik dhe mundësinë për të krijuar një ekonomi të gjallëruese.

14:18
Të famshmet që fitojnë shifra marramendëse nga postimet në “uebfaqen” me përmbajtje pornografike

Faqja pornografike “X-rated” ka tërhequr njerëz të famshëm, duke filluar që nga Bella Thorne e deri tek Cardi B, dhe që fitojnë miliona nëpërmjet saj.

14:15
Meksika, vendi ku koronavirusi po vret më shumë se kudo tjetër punonjës të shëndetësisë

Meksika është vendi ku kanë humbur jetën më shumë punonjës të shëndetësisë si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

14:07
Rritje rekord në Izrael/ Covid-19, 3 mijë të infektuar brenda një dite!

Rritje rekord të rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) brenda një dite regjistroi Izraeli duke tejkaluar shifrën prej 122 mijë.

14:04
Veliaj sfidon Bashën: Të kandidojë në Tiranë, të ballafaqohet me rekordin e tij të premtimeve të pambajtura

Bashkia e Tiranës po rehabiliton bllokun e banimit “Disha”, ku përfshihet rikonstruksioni nga e para e 38 rrugëve, rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve, vendosja e ndriçimit LED, si dhe trotuare. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur, që flet më shumë se çdo shashkë.

14:03
Politikë dhe futboll/ Kuqezinjtë “ngujohen” në Minsk

Si të mos mjaftonte vështirësia për debutimin në Ligën e Kombeve këtë edicion, kombëtarja shqiptare do duhet të përballet edhe me një atmosferë të tendosur në kryeqytetin e Bjellorusisë për shkak të situatës politike.

13:59
Çmimet e ushqimeve në nivelin më të lartë që nga fillimi i përhapjes së COVID-19

Çmimet e ushqimeve u rritën përsëri në tregjet botërore në gusht, duke arritur nivelin e tyre më të lartë që nga shkurti, nxitur nga kërkesa më e fortë dhe një dollar më i dobët, njoftoi të enjten Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

13:51
Gjermania apo Spanja! Në fushë dhe Zvicra e shqiptarëve

Liga e Kampioneve ngre sot në mbrëmje siparin e ndeshjeve eliminatore me 10 përballje në grupe, që përfshijnë dhe skuadra pretendente për fronin kontinental.

13:50
65-vjeçari me COVID u hodh nga kati i katërt i spitalit, flet mjekja: Po trajtohej edhe për …

Një mjeke pneumologe e spitalit “Shefqet Ndroqi” ka reaguar për ngjarjen e rëndë që u shënua dje në këtë spital, ku një pacient 65-vjeçar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i pavijonit.

13:48
Firmos në “old trafford”/ Van de Beek zyrtarisht një “djall”

Me një video që ka bërë të qajnë shumë tifozë të Ajaksit, skuadra më e titulluar e futbollit në Holandë përshëndeti një nga talentet më të mirë të viteve të fundit.

13:45
Van Aert “fluturues”/ Belgu fiton etapën e pestë në “tour”

Belgu Vout Van Aert i skuadrës së Xhumbo Visma shfaqi një formë impresionuese në ndalesën e pestë të Turit të Francës duke prerë i pari finishin në garën sfilitëse që e vendosi pak çaste para Seesbol.

13:40
​Filloi asfaltimi i dy kilometrave rrugë që do të jenë në shërbim të bujqve në Malishevë

Sot filloi asfaltimi i një rruge të gjatë mbi dy kilometra, e cila fillon në fshatin Carrallukë dhe shkon deri në mes të tokave të punuara në ish-vreshtat.

13:37
Kastellorizo/ Grekët kërcënojnë gazetarët turq!

Gazetarë që punojnë për agjencinë shtetërore turke të lajmeve, të cilët kanë udhëtuar drejt ishullit të Kastellorizos për të mbuluar zhvillimet atje, janë kërcënuar nga një website grek.

13:30
Fier/ Prezantimi i njësisë ‘Shqiponja’, Lleshaj: Është përgjysmuar numri i vrasjeve në Shqipëri që nga 2013

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në qarkun Fier ku prezantoi strukturat e reja të shtuara në këtë drejtori vendore, si dhe bëri një paraqitje sintetike të shifrave të rendit dhe sigurisë duke nënvizuar përmirësimin e tyre.

13:21
‘Po s’ju duhet gjë orari, me shihni mua…’ Gjendja stresuese e qytetarëve tek Sanatoriumi, nuk lejon kameran të filmojë oraret

Në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë vijojnë të ketë një numër të lartë të të prekurve me Covid-19 që po marrin trajtimin e nevojshëm nga stafet mjekësore.

12:58
Vetëvrasja e pacientëve te Covid-2, Spahia: Spitalet nuk kanë psikologë, qeveria të marrë masa konkrete!

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, reagon pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku një tjetër pacient me koronavirus i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

12:52
Meksika, vendi ku nga COVID-19 humbën jetën më shumë punonjës shëndetësorë

Meksika është vendi ku kanë humbur jetën më shumë punonjës të shëndetësisë si pasojë e koronavirusit.

12:45
Ndryshime në qeveri? Edi Rama flet për Top Channel

Prej ditësh në qarqet politike po artikulohet mundësia e ndryshimeve në kabinetin qeverisës të kryeministrit Edi Rama.

12:37
Zemaj: Nuk do të lejojë që asnjë mjek në Kosovë të mbetet i papunë

Ministri i Shëndetësisë po zotohet se në Kosovë nuk do të ketë mjekë të papunë, derisa kërkon ngritje të performancës dhe llogaridhënies. Për këtë ministri Armend Zemaj thotë se ata që nuk mund t’i kryejnë detyrat, do të kalojnë në nivel tjetër të përgjegjësisë.

12:32
“Jam krenar që jam shqiptar”/ Abazovic, ndjesë publike për Skënderbeun

Deklarata e tij se Skënderbeu kishte origjinë serbe, shkaktoi indinjatë të madhe.

12:32
Del jashtë funksioni fideri në Selitë, këto zona në Tiranë mbeten pa energji

TIRANË- Si pasojë e një defekti një fider në nënstacionin e Selitës ka dalë jashtë funksioni. Sipas OSHEE fideri është dëmtuar nga një disa punime për ujësjellës kanalizimet.

12:27
Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Mitrovicën e Veriut

Autoritetet e Kosovës konfirmuan se gjatë gërmimeve në brendësi të hapësirës së varrezave të komunitetit mysliman në Mitrovicë të Veriut të enjten janë gjetur mbetjet mortore të së paku një personi, që dyshohet se është viktimë e luftës së fundit në Kosovë.

12:26
U nda se e dhunonte/ Rihanna bëri deklaratën e papritur për Chris Brown: Do ta dua gjithmonë

Të gjithëve ju kujtohet ndarja e bujshme e Rihanna-s me Chris Brown. Ndarja e tyre erdhi pasi reperi i njohur ushtronte dhunë mbi këngëtaren e famshme.

12:19
Gjendja me COVID-19 në Gjilan po vazhdon me një rënie të lehtë të rasteve

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimi e Komitetit të Emergjencave për parandalimin e pandemisë globale pas vlerësimit të gjendjes, ka kërkuar angazhimin maksimal të qytetarëve dhe të gjitha institucioneve për respektim të masave mbrojtëse, për të ulur trajektoren e COVID-it në Gjilan.

12:15
Njihuni me çiftin më të çuditshëm në botë (FOTO)

Modelja e kolme Eudoxie Yao ka nisur një marrëdhënie me muzikantit nga Guinea, Grand P. E njohur si Kim Kardashiani afrikan, ajo ka deklaruar se madhësia nuk ka asnjë rëndësi në një lidhje.

12:13
Rama porosi drejtuesve të shkollave, batuta me Zahon: Hajde shpjegoja se pse s’duhet të takojë shokun

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar punimet në një shkollë në qytetin e Vlorës, e cila tashmë është gati për nxënësit me parametra bashkëkohore.

12:13
Fshati pa pronarë/ 150 familje në Dërsnik nuk kanë certifikatë prone

Dersniku, fshati me mbi 150 familje, por thuajse pa asnjë pronar, prej vitesh nuk gjen asnjë zgjidhje,

12:11
​Ha-Joon Chang takim virtual me Kurtin: Tërheqja e 10% nga Trusti, propozim i rrezikshëm

Në kuadër të përgatitjes së programit dhe planit të qeverisjes alternative, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbajtur një takim virtual me ekonomistin e njohur Ha-Joon Chang nga Universiteti Cambridge në Britani të Madhe.

12:06
Tensione mes policisë dhe naftëtarëve para rafinerisë në Ballsh, kërkojnë 22 pagat e munguara dhe nënshkrimin e kontratave

Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit janë ngritur në protestë paraditen e sotme. Ata kërkojnë 22 pagat e munguara si dhe nënshkrimin e kontratës e rifillimin e punës në Uzinë.

11:51
Emrat/ OFL iu drejtohet 4 të dënuarve nga Tirana, ja çfarë duhet të deklarojnë

Operacioni Forca e Ligjit, është rikthyer në qytetin e Tiranës, ku u ka kërkuar që të deklarojnë pasurinë shtetasve Altin Çela, Genci Xhixha, Ergest Zhupani dhe Sulejman Sina.

11:43
Korçë/ Zjarr në një masiv pyjor me pisha mes Roshanjit e Lubonjës

Korçë- Një masiv pyjor me pisha mes Roshanjit e Lubonjës janë përfshirë nga flakët në zonën e Korçës.

11:40
Ftohje apo Covid? Si dallohen simptomat tek fëmijët

Kollë, dhimbje fyti, temperaturë: është e pashmangshme që fëmijët të mos ftohen ose të sëmuren nga gripi stinor.

11:34
U kapën duke kultivuar kanabis, arrestohen tre persona në Tepelenë

Tepelenë – Tre persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

11:20
Helmimi i Navalnit, Gjermania: U helmua me Novichok

Qeveria gjermane njoftoi se testet e kryera nga kampionet e marra prej gjakut të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, treguan prani të agjentit nervor, Noviçok me të cilin u tentua dhe helmimi I ish spiunit të dyfishtë rus, Sergei Skripal në Londër.

11:14
Kryetari i Kuvendit vendos një kurorë te memoriali i “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”

Kryetari u Kuvendit, Gramoz Ruçi, vendosi një kurorë te memoriali i “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.

11:14
Berat/ Arrestohen 3 shoferë, mbi 80 gjoba për shkelje të kodit rrugor

Berat- Policia Rrugore e Beratit, gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

11:06
Kombëtarja në Minsk/ Do qëndrojë në hotel deri në ditën e ndeshjes, jashtë vetëm për stërvitje

Ekipi kombëtar ndodhet në hotel në Minsk që nga mbrëmja e djeshme dhe kështu do të qëndrojë deri në momentin e stërvitjes edhe për mbrëmjen e sotme dhe ditën e ndeshjes për shkak të masave qeveritare ndaj pandemisë Covid-19.

11:05
“Rregulla strikte”/ Shahini publikon videon: Ja si do të jetë qëndrimi në klasa gjatë mësimit

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, mbi masat dhe rregullat në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka përcjellë se si do të jetë mënyra e qëndrimit dhe mësimit në klasë.

11:02
“Nuk është Shqipëria e atyre që punojnë por e atyre që vjedhin”, PD nxjerr videon: Ja kush është zgjidhja

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, publikon një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama, kur premtonte ulje çmimesh dhe rritje të mirëqenies në vend.

10:57
COVID-19 nuk kursen edhe “bishën” e filmave aksion

Aktori më i njohur i filmave aksion në botë, Dwayne “The Rock” Johnson dhe familja e tij janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.

10:55
Meta nderon me respekt kujtimin e atdhetarëve, të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në Luftën historike dhe kombëtare të Vlorës 1920

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot i pranishëm së bashku me krerët më të lartë të shtetit, si dhe autoritetet vendore, në ceremoninë solemne të nderimit dhe përkujtimit të luftëtarëve atdhetarë, të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në Luftën kombëtare të Vlorës 1920.

10:54
Rehabilitohet rruga “Ndre Mjeda” në kryeqytet, asfalt, trotuar dhe ndriçim LED

Vijon puna në çdo njësi për mirëmbajtjen e rrugëve dytësore dhe hapësirave brenda lagjeve.

10:48
Aksident fatal në Shkodër/ Motori përplaset me shtyllën, humb jetën drejtuesi 32-vjeçar

Shkodër- Një 32-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti që pësoi në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër.

10:43
Ekskluzive/ Shkëlzen Berisha humb apelin në Amerikë! Kërkonte 60 milionë dollarë dëmshpërblim

Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka humbur në apelin e një gjykate amerikane, përballjen me autorin dhe shtëpinë botuese të librit “Qentë e Luftës”, përfshi një kompani kinematografike të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje.

10:37
Ishujt Kanare shpallen zona me rrezik për Coronën

Industria e turizmit në Spanjë, e cila po vuan prej muajsh mori edhe një goditje vdekjeprurëse: ishujt Kanare shpallen zona rreziku.

10:31
Çështja e detit, Rama i prerë nga Vlora: S’ka marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit

Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryetari i parlamentit Gramzo Ruçi dhe ndodhet në qytetin e Vlorës ditën e sotme për të vendosur kurorat në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.

10:25
Tomash Szunyog nis zyrtarisht punën si ambasador i BE-së në Kosovë

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, ka bërë të ditura të enjten prioritetet e tij gjatë mandatit të ri të saponisur në këtë shtet.

10:24
Koment/ Gjermania merr kurs konfrontimi me Rusinë

Deklaratë e ashpër e qeverisë gjermane, vetë kancelarja Merkel flet për “përpjekje për vrasje me helmim”. Helmimi i opozitarit rus, Aleksej Navalny bën që qeveria gjermane të ashpërsojë masivisht tonin kundër Putinit.

10:21
Studiuesit llogarisin mundësitë e infektimit në aeroplan me COVID-19

Afërsia me njerëz të panjohur në një vend që nga shfaqja e virusit korona po paraqet rrezik, kjo shkak i shanseve të infektimit me këtë virus.

10:19
Rëndësia e disiplinës dhe saktësisë në vendin e punës

Padyshim se disiplina në vend pune ka rëndësi të madhe në mbarëvajtjen e punës dhe realizimin e objektivave të përgjithshme. Disiplina në vend pune përfshinë bashkëpunimin ndërmjet kolegëve, arritjen me kohë në punë, komunikimin e duhur, shkëmbimin e ideve si dhe tipare të tjera që e formësojnë një vend pune. Mirëpo, nëse një kompanisë i mungon disiplina, atëherë ajo rrezikon që virtytet e lartpërmendura të mos jetësohen dhe zhvillohen, duke ndikuar drejtpërdrejt në ulje të produktivitetit.dhe gradualisht edhe në zbehje të reputacionit të kompanisë.

10:14
Daçiç: Nuk këshilloj askënd t’i bëjë ultimatum Serbisë ose Vuçiçit

Ivica Daçic deklaroi se në Washington do të ketë presione të mëdha si për Serbinë ashtu edhe për presidentin e saj Aleksandar Vuçic, por ministri i jashtëm serb e bëri të qartë se ultimatumi nuk është mënyra për të zgjidhur problemin.

10:08
Engel: Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi në Uashington, pozitiv por duhet një zgjidhje politike

Kryetari demokrat i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë tha se një zgjidhje përfundimtare e konfliktit, duhet të përfshijë njohjen reciproke.

10:00
“Jam zhytur në borxhe për të paguar qiranë”/ Banorët e dëmtuar nga tërmeti në Rrushkull të Durrësit: Po abuzojnë me fatkeqësinë

Banorët e dëmtuar nga tërmeti në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Sukth të bashkisë Durrës vazhdojnë të sorollaten zyrave të shtetit pa marrë asnjë zgjidhje për banesat e tyre.

09:51
Policia aksion në Gramsh, arrestohen dy të rinj, ja çfarë u zbulua nga kontrolli me dron

Policia ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor të koduar “Droni 2020”, me në fokus goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

09:43
Pandemia godet rëndë ekonominë/ COVID-19 e zhyt Australinë në recesion

Pandemia Corona godet rëndë ekonominë e Australisë. Në tremujorin e dytë ekonomia ra më fort se kurrë dhe vendi ra në recesion.

09:36
Dua Lipa zbulon kur e ka dhënë puthjen e parë (FOTO)

Këngëtarja shqiptarja Dua Lipa u është përgjigjur 30 pyetjeve në një sfidë interesante për “Ë Magazine”. Ajo ka hipur mbi një dem lëvizës, ndërsa rezistonte dhe u përgjigjej pyetjeve interesante të gazetarit.

09:32
Kujdes! Ja vendet më të papastra që mund të prekni gjatë një dite

Me përhapjen e COVID-19 është më e rëndësishme se kurrë të bëni kujdes se ku vini duart.

09:25
Shtetasit shqiptarë në radhë, Ambasada në Athinë publikon fotot: Kini besim, nga 15 tetori 2020 çdo…

Ambasada Shqiptare në Athinë u kërkon mirëkuptimin të gjithë shtetasve shqiptarë që presin në radhë për të marrë shërbime, ndërsa kërkon të bëhet durim deri në 15 tetor.

09:18
Fëmijët gjermanë, jo aq të kënaqur sa ata të vendeve fqinje

Fëmijët në Gjermani nuk janë aq të kënaqur me jetën e tyre sa homologët e tyre në shtetet tjera të industrializuara, është thënë në raportin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, transmeton dpa.

09:07
Hoti dhe Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë

Në Shtëpinë e Bardhë pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

09:02
Kërkoi shpalljen festë kombëtare, Presidenti Meta uron 3 shtatorin: Nderi dhe shpëtimi i tërë Shqipërisë

Një ditë pasi kërkoi shpalljen e 3 shtatorit si festë kombëtare, kreu i shtetit, Ilir Meta ka uruar gjithë shqiptarët për këtë dite te shënuar te historisë sonë.

08:54
Basha citon raporton e EuCham: Shqipëria në 3 vendet e fundit në BE për të bërë biznes. Fajtor Rama!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në Twitter raportin e EuCham, që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes.

08:46
Ka në dorë qeverinë e Malit të Zi, Abazovic gjithmonë pranë shqiptarëve edhe në momentet më të vështira

Dritan Abazovic, një nga figurat më të lakuara në politikën malazeze, sidomos pas deklaratave të tij se Skënderbeu është serb, përcaktoi fatin e qeverisë së re në Malin e Zi.

08:35
Tensionet në Mesdhe, Greqia blen armë nga Franca

Në mesin e tensioneve në Mesdheun Lindor, Franca dhe Greqia janë duke diskutuar një shitblerje të madhe armësh, marrëveshja për të cilën nuk ka përfunduar ende.

08:29
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy makina, vdes një nga shoferët

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:05, te mëngjesit te sotëm, në autostradën Tiranë-Durrës.

08:25
Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Hoti: Do të diskutojmë për projekte të mëdha

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për temat që do të fliten në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.