Kryetari i Kuvendit vendos një kurorë te memoriali i “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”

03/09/2020 11:14

Kryetari u Kuvendit, Gramoz Ruçi, vendosi një kurorë te memoriali i “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.

Në kuadrin e veprimtarive të organizuara me rastin 100 vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës, sot paradite Kryetari u Kuvendit, Gramoz Ruçi, vendosi një kurorë te memoriali i “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”, në Qafën e Koçiut, në Vlorë.

Kurora në nderim të luftëtarëve të Luftës Kombëtare të Vlorës vendosën dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryeministri, Edi Rama, drejtues të organeve të qeverisjes vendore, deputetë të qarkut të Vlorës dhe pjesëtarë të familjeve dhe të afërm të pasardhësve të luftëtarëve të Luftës së Vlorës.

Top Channel