Gjermania apo Spanja! Në fushë dhe Zvicra e shqiptarëve

03/09/2020 13:51

Liga e Kampioneve ngre sot në mbrëmje siparin e ndeshjeve eliminatore me 10 përballje në grupe, që përfshijnë dhe skuadra pretendente për fronin kontinental.

Gjermania luan ndaj Spanjës në Shtutgart sot në orën 20:45 në një ndeshje ku do të donte shumë ndihmën e publikut, i pamundur në kohë pandemie.

Si Panxerat ashtu dhe iberikët duan të përmirësojnë performancën e fushatës së kaluar. Gjermania e mbylli e fundit në grupin ku kishte Francën dhe Holandën ndërsa Spanja  u eliminua në fazën gjysmëfinale të Nations League, nga Anglia. Trajneri gjerman Joakim Lëv gjendet në presion të jashtëzakonshëm pas dy fushatave të dështuara, madje shumëkush mendon se ka patur fat që mbeti seleksioner i një prej ekipeve më të forta në botë. Në kampin tjetër Luis Enrike nis një epokë të re me një skuadër të rinovuar, por me të njëjtin flamur që e braktisi për probleme të rënda familjare, pak kohë më parë. Kjo ndeshje vjen për publikun shqiptar në platformën DigitAlb.

Fokusi i tifozëve shqiptarë do të jetë gjithashtu impenjimi i Kosovës ndaj Moldavisë në një stadium neutral si ai i Parmës. Dardanët kanë një provë të lehtë në letër por mungesat e shumta e kanë kthyer në një ekuacion me shumë të panjohura.

Në fushë sot në mbrëmje në kanalin e katërt të Supersport, do të jetë edhe Zvicra e shqiptarëve që impenjohet në një transfertë të vështirë ndaj ukrainës në Arenën e Lvivit. Humbësi do të ketë një mal për të ngjitur drejt kualifikimit, në grupin ku janë gjigantë si Spanja e Gjermania. Helvetikët kanë kujtime të bukura nga Liga e Kombeve ku surprizuan jo pak, por  armata e Petkoviç do të ketë vështirësi ndaj vendasve.

 

 

Top Channel