Dersniku, fshati me mbi 150 familje, por thuajse pa asnjë pronar, prej vitesh nuk gjen asnjë zgjidhje,

Banorët jetojnë në shtëpitë e tyre që i kanë trashëguar nga prindërit e gjyshërit dhe kultivojnë tokat me prodhime të ndryshme, por pavarësisht kësaj nuk kanë mundur të jenë pronarë. Atë që vetë këta banorë e kanë zgjidhur mes tyre duke respektuar pronat e njëri-tjetrit, kadastra e Korçës nuk ka mundur ti gjejë një zgjidhje për ta dokumentuar.

Hallakatjet nuk kanë munguar për këta banorë, të cilët janë drejtuar vazhdimisht tek ky institucion aq sa tani askush nuk i pret më duke i larguar që tek dera pa u dhënë asnjë zgjidhje.

Ashtu si këta banorë që thjesht i gëzojnë këto prona, vetëm duke i njohur njërit tjetrit pronësinë e tyre verbalisht do të mjaftonte pak angazhim nga ky institucion për ti bërë pronarë të ligjshëm të asaj që kanë trashëguar e që duan të lenë tek fëmijët e tyre.

Top Channel