Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fabrikë në qytetin e Kamzës, ku për pasojë e një incidenti në punë ka ndërruar jetë një 35-vjeçar.

Viktima është shtetasin B.M., 35 vjeç, i cili teksa punonte, e ka kapur makineria e fabrikës dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.09.2020, rreth orës 14:50, në Kamëz, duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat, shtetasin B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel