Van Aert “fluturues”/ Belgu fiton etapën e pestë në “tour”

03/09/2020 13:45

Belgu Vout Van Aert i skuadrës së Xhumbo Visma shfaqi një formë impresionuese në ndalesën e pestë të Turit të Francës duke prerë i pari finishin në garën sfilitëse që e vendosi pak çaste para Seesbol.

Etapa e karakterizuar nga forca e grupit dhe jo ajo ku zakonisht spikatin individët, regjistroi vetëm një tentativë arratisje, atë të danezit Kasper Asgreen që u neutralizua që në pedalimet e para.

Kilometrat e fundit ishin në një ngjitje të lehtë me protagonizmin e Seesbol, por shumë shpejt ai u dorëzua ndaj forcës fizike të Van Aert që fitoi garën. Në shkallën më të ulët të podiumit doli Sem Benet që arriti të lërë pas krahëve Peter Sagan duke konfirmuar dhe kryesimin në renditjen e përgjithshme, të fituar 150 kilometra më parë.

Çudia e Turit të Francës në pit stopin e pestë erdhi një orë pas përfundimit kur Alafilip vuajti një penalitet prej 20 sekondash pasi u furnizua me ujë 17 kilometra nga finishi, dicka e ndaluar nga rregullorja. Francezi humbi kështu Fanelën e Verdhë që kalon në favor të Jejts.

 

Top Channel