“S’ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat në Shqipëri”, reagon Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet
Delegacioni i Kosovës i prirë nga kryeministri Avdullah Hoti është nisur nga vendi ku po qëndrojnë në Uashington, drejt Shtëpisë së Bardhë, ku do të takohen me delegacionin e Serbisë, të ndërmjetësuar nga ambasadori Grenell.
Para takimit, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se sot fillojnë me shumë pozitivitet takimet në shtëpinë e bardhë për të diskutuar projektet për zhvillimin ekonomik në mes të dy vendet, ku pritjet i kemi shumë pozitive.
“Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç që për njohje dhe unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik është një hap afër normalizimit përfundimtar në mes të dy vendeve që është njohja reciproke”, tha ai. /KosovaPress/
Top Channel