“Nuk është Shqipëria e atyre që punojnë por e atyre që vjedhin”, PD nxjerr videon: Ja kush është zgjidhja

03/09/2020 11:02

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, publikon një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama, kur premtonte ulje çmimesh dhe rritje të mirëqenies në vend.

Ajo shton se Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar. Për PD zgjidhja e vetme është të largohet kjo qeveri dhe taksidarët për t’i hapur rrugë punës dhe kapitalit.

Postimi i plotë:

Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar. Më shumë taksa, çmime më të larta, më pak konsum dhe një tavolinë më e varfër. Nuk është Shqipëria e atyre që duan të punojnë por e atyre që vjedhin dhe taksojnë. Shqipëria e ccmimeve 15% më të larta e shqiptarëve që kanë të ardhurat më të ulëta në rajon.

Zgjidhja e vetme është të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës dhe kapitalit. Shqiptarët kanë nevojë për mundësi dhe punë. Shqipëria ka nevojë për taksa të ulëta, punësim, investime, incentivim të konsumit. Taksa e sheshtë 9%, lehtësim për sipërmarrjen.

Së bashku mund t’ia dalim! E ardhmja është ajo e Shqipërisë në Punë!!

Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar. Më shumë taksa, çmime më të larta, më pak konsum dhe…

Publiée par Jorida Tabaku sur Jeudi 3 septembre 2020

Top Channel