Firmos në “old trafford”/ Van de Beek zyrtarisht një “djall”

03/09/2020 13:48

Me një video që ka bërë të qajnë shumë tifozë të Ajaksit, skuadra më e titulluar e futbollit në Holandë përshëndeti një nga talentet më të mirë të viteve të fundit.

Doni Van De Beek do të luajë nga ky muaj me Mancester Junaitid, një transfertë e zyrtarizuar këtë javë që con lojtarin në kampionatin më të fortë të planetit.

Që nga koha kur ishte vetëm një fëmijë e shoqëronte lojtarët profesionistë në fushë, për Doni Van De Beek ka kaluar shumë. Tani 23-vjeçari largohet nga klubi i Amsterdamit që do të marrë 40 milionë Paund. Futbollisti i përfaqësueses së Holandës ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, në bazë të së cilës do të përfitojë 107 000 Paund në javë plus bonuset.

Van de Beek u kërkua që verën e kaluar nga Real Madridi, ndërsa këtë sesion merkatoje për  të ka patur interes edhe nga Barcelona, por “Djajtë e Kuq” ishin më këmbëngulës në ofertën e tyre, duke e bindur futbollistin dhe klubin e Ajaxit.

 

Top Channel