Aktori më i njohur i filmave aksion në botë, Dwayne “The Rock” Johnson dhe familja e tij janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Në një video të postuar në rrjetet sociale aktori bën me dije se, ai, bashkëshortja dhe dy vajzat e vogla katër dhe dy vjeç janë konfimuar të infektuar me koronavirus.

Ndër të tjera ai thekson se ato janë infektuar rreth dy javë më parë dhe fatmirësisht ato janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Johnson thekson se ato mund të jenë infektuar nga kontaktet me miq që nuk e kanë ditur se kanë qenë me Covid.

“Koronavirusi është një ndër sfidat më të vështira që na është dashur të durojmë si familje”, është shprehur ai.

Top Channel