Berat- Policia Rrugore e Beratit, gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

Nga ana e specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për të këshilluar, evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, duke u bërë shkak për aksidente rrugore.

Janë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore të qarkut, jo vetëm për menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, por dhe për evidentimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, nuk vendosin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Konkretisht, gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 80 masa administrative:

– 30 masa për parakalime të gabuara;

– 22 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 28 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e qarkut Berat falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Top Channel