Një masiv pyjor në zonën e Vithkuqit është përfshirë nga flakët, ndërsa mbi 15 ha pisha dhe bimësi të ulët është sipërfaqja e dëmtuar deri tani.

Vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive, ndërsa në terren po punojnë forca të shumta për të vendosur nën kontroll flakët. Zjarri ka nisur një ditë më parë duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore me pisha mes fshatrave Roshanj, Lubonjë dhe Leshnje dhe u vu nën kontroll, por sot vatra është riaktivizuar e favorizuar dhe nga era.

Janë pyje të larta, të cilat vazhdojnë të jenë në flakë, ndërsa terreni tepër i vështirë për të ndërhyrë ka bërë që pavarësisht forcave të shumta të mbërritura në zonë zjarri të vazhdojë të ketë përmasa të mëdha.

Të paktën 30 persona nga emergjencat, por edhe banorë të shumtë dhe forca zjarrfikëse janë duke punuar me mjete rrethanore për të vënë nën kontroll zjarrin pasi ka qenë e pamundur ndërhyrja me mjete.

Top Channel