Kastellorizo/ Grekët kërcënojnë gazetarët turq!

03/09/2020 13:37

Gazetarë që punojnë për agjencinë shtetërore turke të lajmeve, të cilët kanë udhëtuar drejt ishullit të Kastellorizos për të mbuluar zhvillimet atje, janë kërcënuar nga një website grek.

Gazetari i agjensisë Anadolu, Tevfik Durul, dhe fotoreporteri Ayhan Mehmet kishin udhëtuar me avion nga Athina drejt ishullit të Rodit, e më pas drejt Kastelorizos së njohur ndryshe dhe si Meis, kanë marrë tragetin. pak përpara mbërritjes së tyre, website anti-turk Turkikanea.gr kishte publikuar foto të pasaportës së Durul, një kopje e së cilës normalisht duhet të ishte mbajtur sipas mediave turke nga autoritetet greke dhe të mos ndahej me askënd.

“ lejojnë spiunë turq të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës MIT të shkojë në ishull? Përse i lanë të shkelin atje? A thua se nuk e dijmë çfarë duan të bëjnë agjentët e MIT. Shpresojmë që autoritetet të bëjnë për këtë rast gjithë çfarë është e nevojshme”, thuhej në shkrim. Pala turke po kërkon tani sqarime sesi përfunduan të dhënat personale të gazetarit në internet. Website-i ka publikuar dhe informacione mbi vendlindjen e Ayhan Mehmetit.

Kastellorizo i gjendur rreth 600 km nga Greqia, por vetëm 2 km larg brigjeve turke, është kthyer në një pikë të nxehtë të konfliktit mes Athinës dhe Ankarasë mbi ujërat territorial, shelfin kontinentale dhe të drejtat e kërkimit për hidrokarbure në Mesdhe.

Top Channel