Shkodër- Një 32-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti që pësoi në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër.

Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 09:35, ku 32-vjeçari, Z.V banues në Fshatin Velinaj, Shkodër duke drejtuar motoçikletën tip “Dayang” ka humbur kontrollin dhe për pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Njoftimi i policisë:  

Më datë 03.09.2020, rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, duke drejtuar motorrçikleten tip “Dayang”, shtetasi Z. V. 32 vjeç, banues në Fshatin Velinaj, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel